Indi, babai shet veshkën për të ndihmuar fëmijët e tij obezë (FOTO)
Një baba i varfër në Indi, ka vendosur të shesë veshkën që të mund të ndihmojë fëmijët e tij obezë. Vajza e madhe, Yogita, është pesë vjeç dhe peshon 34 kg, vajza tjetër Anisha, është tre vjeç dhe peshon 48 kg, ndërsa i vëllai i tyre, Harshi, që është vetëm 18 muajsh, peshon 15 kilogramë. Ushqimi që atahanë në një javë është aq sa i nevojitet dy familjeve normale për tu ushqyer në një muaj.
Fëmijët vuajnë nga sindroma “Prader-Willi”, një gjendje gjenetike e rrallë që shkakton dëshirë konstantepër të ngrënë, Dy motrat hanë 18 kekë tradicionalë në ditë, dy tenxhere supë, pesë pako biskota, 12 banane dhe një litër qumësht çdo ditë.