ISHP: Ç’duhet të bëni që të parandaloni gripin

Temperaturat e ulëta në vend kanë krijuar një situatë të vështirë sidomos tek moshat e reja dhe fëmijët, të cilët janë më të prekur nga viruset gripale.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se kemi të bëjmë me një virus që nuk ka qarkulluar në vendin tonë, ndaj duhet të tregohet kujdes, pasi te të gjithë të prekurit ekziston rreziku i përkeqësimit.

Bino, duke folur për mediat, këshillon që të shmanget kontakti me njerëzit, të reduktohen orët e qëndrimit në ambiente të izoluara me njerëz, si dhe të kryhet vaksinimi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet izolimi i virusit AH3.

Sipas specialites, situata të tilla janë ndeshur edhe në vitet e kaluara, por ajo që vihet re në këtë situatë është se epidemia ka arritur pikun shumë herët, pra gjatë muajit dhjetor, ndërkohë që më parë muajt me risk të lartë ishin janari dhe shkurti. Virusi AH3 nuk ka qarkulluar për një kohë të gjatë intensive në vendin tonë. Në bazë të të dhënave nga Qendra Europiane e Sëmundjeve, kemi të bëjmë me një variant të këtij virusi, por që për fat të mirë, përkon me virusin që është i përfshirë në vaksinë.

Bino ka sqaruar se deri më tani është shfaqur më shumë te fëmijët dhe moshat e reja, ndaj ajo sugjeroi që  të shmanget kontakti me të tjerët. “Të evitohet qëndrimi në ambiente të mbyllura me shumë njerëz”, tha ajo. Lidhur me situatën nëse është alarmante apo jo, Bino e cilësoi dritën e kuqe të ndezur përderisa u bë edhe mbyllja e shkollave.

SHKARKO APP