ISHP paralajmëron qytetarët për virusin e gripit të syrit
Instituti i Shëndetit Publik, paralajmëron qytetarët për një virus të ri që qarkullon këtë verë në vendin tonë. Virusi i gripit të syrit është i formës agresive dhe shenjat e tij fillojnë dy javë pas prekjes. Sipas ISHP ky virus është ngjitës dhe transmetohet përmes kontakteve me duart dhe sendet e ndryshme. Ai mund të transmetohet dhe me anë të ajrit, duarve, peshqirëve apo këllëfi i jastëkut. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se mjediset më të përshtatshme për t’u përhapur ky virus janë plazhet apo pishinat. Simptomat e këtij virusi janë sytë e fryrë, të skuqur dhe vështirësi në shikim deri në mbyllje të syrit. ISHP iu bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë këto simptoma pasi virusi mund të shkaktojë dhe komplikacione të rënda.