ISHP: Rastet me fruth sporadike, menaxhohen sipas protokolleve, s’ka vend për panik
Epidemiologu Artan Simaku nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se bazuar në të dhënat e survejancës epidemiologjike, nuk ka asnjë shpërthim aktiv të fruthit në institucionet parashkollore në vend.
Në vitin 2024, Shqipëria është certifikuar nga OBSH si një vend që e ka eliminuar fruthin.
“Rastet sporadike që mund të evidentohen, menaxhohen sipas protokolleve të përcaktuara, me gjurmim të shpejtë të kontakteve, izolim dhe vaksinim”, thotë Simaku.
Apel i epidemiologut për prindërit është: “Nuk ka vend për panik”.
Në çdo rast, mbrojtja më e mirë për fëmijët është vaksinimi, thotë në fund epidemiologu.
KOHA JONË SONDAZH

