Ja çfarë duhet të bëni para se të dilni nga shtëpia

Moti i nxehtë që ka goditur të gjithë Europën dhe që vjen nga Afrika e Veriut i ka vënë në lëvizje të gjitha autoritetet për t’i bërë thirrje urgjente publikut për përballimin e këtyre ditëve me temperatura shumë të larta.

Ekspertët ngrenë alarmin dhe bëjnë thirrje pët të mos neglizhuar këshillat dhe rekomandimet. Kapelë, syze dielli dhe ujë me vete para së të dilni nga shtëpia.

Në shumë zona të vendit, temperaturat i kalojnë 40 gradë celsius, por po kështu do të jetë edhe në ditët e ardhshme, bëjnë me dije ata, ndaj këshilla më e mirë është që secili të pijë sa më shumë lëngje gjatë ditës dhe nëse nuk e ka të domosdoshme, të mos dalë jashtë, sidomos në orët e pikut.

Profesor Pala, nga Universiteti i Uludag-ut, Fakulteti i Mjekësisë, tha për “Anadolu Agency” se temperaturat ekstreme mund të sjellin rreziqe të mëdha sidomos për të sëmurët me probleme kardiake dhe ata që vuajnë nga organet respiratore.

“Temperatura e lartë nuk është i vetmi rrezik i madh, por kur kombinohet me lagështirën, bëhet një problem serioz”,-thotë ai duke theksuar për publikun që të paktën të shmangin orët e pikut, mes orës 11 paradite deri në 3 pasdite.

SHKARKO APP