Ja çfarë duhet të dimë për rrezet ultravjollcë
Në hije rrezet ultravjollcë (UV) reduktohen deri 50 % e tyre. Përdorimi i veshjeve prej pambuku lejon kalimin në trupin tonë vetëm 10 % të rrezeve ultravjollcë. Në ujë kalojnë rreth 95 % e rrezeve ultravjollcë. Në borë rrezet UV pasqyrohen deri në 80%. Rëra e thatë e plazhit pasqyron rreth 15% rrezet ultravjollcë. Edhe në një thellësi gjysmë metri, rrezet UV janë ende 40% intensive si në sipërfaqe. Sa më lart të jetë dielli në qiell ose sa më e shkurtër është hija që ne bëjmë, aq më të forta janë rrezet ultravjollcë dhe anasjelltas. Efektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit tonë nuk arrin të shpërndajë nxehtësinë e tepërt. Ndikimi i temperaturave të larta në shëndetin tonë varet nga koha e ekspozimit ndaj këtyre temperaturave, shpeshtësia e ekspozimit dhe intensiteti i ekspozimit. Goditja nga dielli vjen si rezultat i qëndrimit të gjatë në diell dhe shkakton rritje te temperaturës së trupit, zgjerim të enëve të gjakut, rënie të rrahjeve të zemrës dhe si pasojë shoqërohet me: djersitje të madhe, të përzjera, dhimbje koke, marrje mendsh, ulje të presionit të gjakut,turbullim të shikimit, etj. Shpesh goditja nga dielli kërkon ndihmë të specializuar.
Përktheu: S.L