Ja çfarë rekomandojnë Dermatologët prë të rigjeneruar flokët
Stina e vjeshtës dhe një sërë faktorësh të tjerë ndikojnë në rënien e flokëve. Në ditët e sotme ekziston një përbërës mjaft i
lakmuar i cili ndihmon në rigjenerimin e flokëve.
Vaji i ricinit është i pasur me vitaminë E, minerale dhe proteina dhe ka veti shumë të mira antibakteriale dhe antifungale.
Rreth 90% e tij është i përbërë nga acidi ricinoleki dhe acide yndyrore omega9, që ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve. Ky vaj është në gjendje të depërtojë thellë në pore dhe rrënjë duke stimuluar kështu rritjen e flokëve të rinj.
Lyeni flokët me vaj ricini dhe mbajini për 60 minuta. Herë pas here masazhojeni lehtë lëkurën e kokës. Përsëriteni këtë procedurë 3 herë në javë. Brenda muajit të 6të dhe 13të do të keni rezultate mjaft të mira dhe të dukshme.