FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja çfarë tregon dhimbja e kyçeve

Dhimbja e kockave dhe e kyçeve është një mënyrë që të moshuarit e lidhin me motin e keq. Ky është një interpretim që ne shpesh kemi dëgjuar që të bëhet nga gjyshet apo nënat tona, të cilat përmes dhimbjeve dhe gjendjes së rënduar të trupit, arrijnë të dalin dhe në konkluzion në lidhje me gjendjen e motit. Sipas studimeve të kryera në Japoni dhe në Boston, këtë fenomen e interpretojnë në mënyrë shkencore. Sipas tyre, personave që vuajnë nga artriti u ndodh të kenë dhe parashikime të tilla, të vërtetueshme shkencërisht. Nëse trupi ka enjtje, inflamacion, apo dëmtim të mëparshëm të mekanikës së artikulacioneve; me uljen e presionit atmosferik, gazet dhe indet zgjerohen. Kjo perceptohet nga njerëzit si shtim i dhimbjes. Përveç kësaj, kur njerëzit kanë dhimbje kronike, ndonjëherë nervat bëhen më të ndjeshëm për shkak të dëmtimeve, inflamacionit apo adezioneve. Kjo është dhe një mënyrë që të sëmurët me artrit arrijnë që të kuptojnë prishjen e motit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?