Ja cila është arsyeja përse disa fëmijë lindin me flokë, kurse të tjerë jo

Nëse jeni shtatzanë dhe mendoni si do të jenë flokët e fëmijës, apo tashmë keni sjellë në jetë beben tuaj dhe e prisnit me më shumë apo më pak flokë, atëherë duhet patjetër të shuani kuriozitetin tuaj. Nga çfarë varet prania e flokëve në kokën e fëmijës?

Të gjithë bebet në barkun e nënës kanë flokë, ose më saktë e kanë kokën të mbuluar nga një shtresë pushi, e cila ka tendencën të zhduket rreth muajit të 8 të shtatzanisë, më pas gjatë lindjes, rritja e hormoneve të plaçentës shkakton rëniën e flokëve.
Gjatë muajit të 6-7 të shtatzanisë, fetusi mbulohet nga pushi, e cila formohet nga estrogjeni i prodhuar gjatë shtatzanisë, dhe që zhduket në muajin e 8. Gjatë javëve në vijim formohen flokët dhe vetullat shkruan pernenat.al

Sipas mjekëve, disa fëmijë lindin pa flokë sepse gjatë lindjes ata përballen me një rënie së të gjithë flokut (alopeci fronto-parietale), por që kjo nuk do të thotë se folikulat e flokëve nuk ekzistojnë. Ato janë atje dhe do t’i japin jetë flokëve gjatë muajve në vijim.

SHKARKO APP