Ja cilat janë vlerat ushqimore të fasuleve
Në stinën e dimrit fasulet janë ndoshta ushqimi tipik i shqiptarëve. Megjithatë, duke lexuar vetitë shëndetësore që ne marrim prej tyre, ju do të kuptoni se ne nuk jemi populli i vetëm që i konsumojmë shumë. Ato janë të shëndetshme, sepse:
Janë të pasura në fibra të tretshme Fibrat e tretshme ndihmojnë që ne të ndihemi të ngopur, pasi ato ngadalësojnë tretjen dhe shkallën e urisë, deri në momentin që stomaku ynë të ndihet bosh. Kjo sjell përfitime për nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Gjithashtu, ato ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.
Janë të pasura me proteina. Zakonisht, fasulet kritikohen për përmbajtjen e lartë të proteinave, por realisht nuk është i saktë ky evidentim, pasi në 15 gram fasule të gatuara, ato ofrojnë vetem 25 për qind të nevojës ditore të organizmit për proteina.
Përmirësojnë shëndetin. Konsumimi i i fasuleve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ato ndihmojnë në kontrollin dhe uljen e rrezikut të diabetit, reduktojnë rrezikun e disa kancereve, ulin nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave.
Të pasura në vlera ushqyese. Krahas të qenit të pasura me proteina dhe fibra, fasulet dallojnë për përmbajtje të elementëve të veçantë si: folat, magnez, hekur dhe kalium.
Përgatiti: S.L