Ja cili është ilaçi që shëron kancerin
Pas njoftimit të vetë ish-presidentit amerikan Xhimi Karter se skanimi i fundit i trurit nuk tregoi asnjë shenjë kanceri, revista “Business Insider” flet për barin që duket se shëroi melanomën e diagnostikuar disa muaj më parë, dhe që ishte përhapur nga mëlçia në tru.
Ai quhet Keytruda, prodhim i kompanisë farmaceutike Merck, dhe funksionon duke nxitur sistemin umunitar të reagojë ndaj qelizave të këqija. Sipas artikullit, ky bar lufton jo vetëm melanomat, por edhe lloje të tjera të kësaj sëmundjeje të frikshme.
Në rastin konkret, ilaçi ndërhyn duke shkatërruar disa proteina që mbrojnë qelizat e këqija, dhe pastaj terapia e rrezeve ndihmon për të larguar përfundimisht kancerin.
Është fjala për një ilaç që merret çdo tre javë me metodën intravenoze, një terapi që në SHBA kushton 12.500 dollarë në muaj.
Kompania Merck njoftoi ditët e fundit se variacione të këtij ilaçi, po provohen në shumë raste të tjera të kësaj sëmundjeje, gjithnjë me parimin e nxitjes së imunitetit të organizmit për ta luftuar vetë kancerin. Çmimi, gjithsesi, thotë revista, mbetet i shtrenjtë…