Ja përse cigaret elektronike nuk janë një alternativë e mirë
Sipas studimeve shkencore, kimikatet toksike dëmtojmë rëndë shëndetin dhe dobësojnë sistemin imunitar.
Një studim në Universitetin e Johns Hopkins, thekson se cigaret elektronike nuk janë një alternative e sigurtë për të mbrojtur shëndetin.
Sipas studiuesve, në cingaret elektronikë janë gjetur përqindje të substancave që janë të pranishme në çdo produkt duhani, e cila praktikisht përbën një rrezik për shëndetin qofshin këto dhe cigare elektronike.
Pra shkencëtarët paralajmërojnë se cigaret elektronike gjenerojnë kimikate toksike, të cilat dëmtojnë mushkrit dhe sistemin imtuar. Domethënë të dyja dëmtojnë rëndë shëndetin.
Një tjetër studim që është bërë te minjtë e bardhë, nxorri në përfundim se minjtë që u mbajtën në një ambient me tym të cigares elektronike pësuan dëme të buta në mushkrit e tyre dhe u bënë shumë herë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve respiratore.
Madje në fund të studimit u konkludua se bakteret e tyre ishin dobësuar deri në një masë të tillë sa kafsha kishte vdekur.
Madje prova të tjera që shoqëronin faktin se, cigaret elektronike janë po aq rë dëmshme sa dhe cigaret normale, ishin se avujt e cigareve elektronike përmbanin toksina që gjendeshin në tymin e duhanit dhe në ndotjen e ajrit.