Ja përse duhet të konsumoni hurma arabie
Për shkak të dobive të shumta, hurmat zënë një vend të konsiderueshëm edhe në traditën profetike. Hurmat e Medines janë mbi gjashtëdhjetë lloje dhe mbeten hurmat më të mira në të gjithë botën. A e di se çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë?
Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu, ajo është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun e zorrët e fëmijëve. Gjithashtu lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Ja disa prej arsyeve që duhet të hani vazhdimisht hurma arabie:
1. Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë punën e saj detoksikuese.
2. Forcojnë muskujt.
3. Luftojnë stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
4. Zbusin ashpërsinë e fytit dhe largojnë sekrecionet.Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.
5. Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
6. Nëse nuk e dini, ato janë edhe ushqim e ilaç për fëmijët.