Ja pse burrat s’duhet ta fusin telefonin në xhep

Pavarësisht frikës ndaj valëve elektromagnetike të telefonave celularë, shumë prej nesh sërish i mbajnë smartphone-t në xhepin e xhinseve.

Por një studim i ri paralajmëron se burrat duhet të gjejnë një vend tjetër ku ta fusin telefonin e tyre.

Sipas rishqyrtimit të 21 dokumenteve për rrezatimin, celularët që vendosen pranë organit gjenital të burrave për një kohë të gjatë ulin në mënyrë të qëndrueshme numrin e spermatozës ose ndryshe mundësinë për të qenë pjellorë, duke e shkatërruar spermën.

Fenomeni biologjik ka hapur shumë debate pasi shkenca ende nuk ka gjetur një mënyrë për ta shpjeguar se si ekspozimi ndaj valëve elektro magnetike ndikon mbi trup. Pa një provë konkrete, ekspertët e shëndetit publik hezitojnë të thonë përfundimisht se qelizat e smartphon-ëve dëmtojnë spermën te meshkujt.

Megjithatë, sipas të dhënave të grumbulluara ndër vite nga Universiteti i Newcastle në Australi, nga 10 studime ku u ekzaminuan 1,492 provëza me sperma njerëzore, ato të cilat ishin të ekspozuara pranë telefonave celularë ishin pakësuar 8% dhe gjallëria e spermës në 9%.

SHKARKO APP