Ja pse duam kaq shumë kafe

Shkencëtarët kanë identifikuar një gjen që ndikon në dëshirën tonë për të pirë një sasi të caktuar kafeje. Rezultatet e hulumtimit të publikuara kohët e fundit në revistën “Scientific Reports”, zbuluan se njerëzit me variacione gjenesh në ADN të njohura si PDSS2 kanë tendencë të pinë më pak kafe sesa ata pa një variant të këtij gjeni.

Ky gjen mund të zvogëlojë aftësinë e qelizave për të absorbuar kafeinën, duke e mbajtur atë më gjatë në trup, duke zvogëluar kështu sasinë e kafesë të nevojshme nga trupi (varësia e kafeinës).

Hulumtimi u krye nga një ekip nga Edinburgh, Itali dhe Holandë. Ata analizuan gjenet e 370 personave që jetonin në një fshat të vogël në jug të Italisë dhe 843 njerëz nga 6 fshatra në veri të Italisë. Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor që përshkruante zakonet e tyre të pirjes së kafesë.

SHKARKO APP