Ja pse duhet të konsumoni kivi çdo mëngjes

Kivi është një ndër frutat më të dobishme për trupin e njeriut falë fibrave dhe vitaminave që ajo përmban. Vitamina C e kivit është një ndër elementet më të domosdoshëm për organizmin e njeriut. Me vetëm një kivi në mëngjes ju merrni vlerat e duhura të vitaminës C që iu duhen për të përballuar ditën.

Kivi është një frut i cili ndihmon të dobësoheni falë acidit që përmban duke iu ndihmuar të tretni më mirë. Një kokërr ka vetëm 45 kalori pa harruar faktin se kivin mund ta gjeni gjithë vitin të freskët.
Kivi është një ndër burimet më të mira të vitaminës E.

I cilësuar si fruti më i mirë për lëkurën, hidratimin e saj dhe largimin e rrudhave. I pasur me shumë fibra dhe konsumimi i saj në mëngjes dhe përmirëson sëmundjet e zorrës së trashë.

Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve që nga problemet kardiovaskulare, kancere si dhe obezitetin.

Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira.

Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato./Revista Shije/

SHKARKO APP