Ja pse duhet të lini gjithmonë një monedhë në frigorifer, kur ikni me pushime!

Të ikësh me pushime dhe të mos mendosh për atë që ke lënë është pothuajse e pamundur. Ashtu sikurse ju mësuam trukun që të fotografoni pajisjet elektrike në mënyrë që të mos ju zë paniku, po ju mësojmë edhe një tjetër sekret, por kësaj radhe është i vlefshëm për pas pushimeve.

Mund të ndodh që teksa ju të jeni me pushime , në shtëpinë tuaj të ketë ndodhur ndonjë ndërprerje elektrike. Nëse energjia elektrike nuk kthehet për më shumë se 1 ose 2 ditë, ushqimi në frigorifer mund të shkrijë i tëri. Megjithatë, pas kthimit ju nuk mund ta vini re ndryshimin në qoftë se ushqimet tuaja janë shkrirë dhe janë ngrirë përsëri, informon dritare.net.

Duke mos e dalluar dot këtë, mund të ndodhë që të “rrezikoheni” nga ushqime të cilat nuk janë shumë rezistente ndaj ngrirje-shkrirjes, sepse mund të lëshojnë disa lloje bakteresh dhe salmonelë.

Por, ju me siguri pyesni veten se si mund ta dalloni nëse ushqimet në frigoriferin tuaj kanë shkrirë dhe kanë ngrirë përsëri?

E thjeshtë! Për fat të mirë ka një mënyrë të dobishme e cila ju ndihmon të gjeni nëse frigoriferit tuaj i ka munguar energjia elektrike.

Për ta bërë këtë, ju nevojitet një gotë plastike me ujë. Vendoseni në ngrirje që të bëhet akull. Më pas, vini në të një monedhë dhe kthejeni atë sërish në frigorifer, këshillon dritare.net.

Kështu, nëse në ndonjë rast që ju udhëtoni apo bëni pushime, kur ktheheni e gjeni monedhën e ngrirë brenda ujit atëherë të jeni të sigurt që ka pasur ndërprerje energjie dhe frigoriferi juaj ka shkrirë dhe është ngrirë sërish.

SHKARKO APP