Ja pse këshillohet që në mëngjes esëll, të pini ujë
Të gjithë tashmë e dimë se duhet të pimë dy litra ujë në ditë, por kur është e nevojshme për të pirë atë, pak kush e di. Shkencëtarët japonezë pohojnë se çdo mëngjes në stomak bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një numri të sëmundjeve.
Kur të zgjoheni, para se të pastroni dhëmbët dhe lani fytyrën tuaj, pini 600 ml ujë. Pastaj pastroni dhëmbët tuaj, rregullohuni, por mos hani dhe pini ndonjë gjë tjetër. Pas 45 minutash, hani mëngjes dhe pas mëngjesit nuk duhet pirë asgjë apo ngrënë dy orë në vijim.
Uji ndihmon në lirimin e toksinave nga organet tona, gjë e cila së pari fillon të duket në fytyrë dhe trup, respektivisht në lëkurë. Fytyra juaj do të bëhet më e freskët dhe më e pastër. Pirja e ujit në momentin kur zgjoheni do të zvogëlojë kohën që i duhet trupit për të krijuar qeliza të reja dhe inde të muskujve.
Por në qoftë se ju nuk konsumoni ujë të mjaftueshëm, mund të rrisni rrezikun për sëmundje të ndryshme, të tilla si, kanceri i gjirit, kanceri i mitrës, leukemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëk, dhimbje koke dhe shumë të tjera. Nëse ju duket shumë për të pirë 600 ml ujë në mëngjes, filloni me sasi të vogla, pastaj duke e rritur gradualisht.