Ja pse na rrudhen duart

Trupi ynë është i mrekullueshëm, sepse ka gjithmonë reagimin e duhur ndaj gjithçkaje. Ka gjithmonë një mekanizëm mbrojtjeje gati sa herë përballet me një ambient të pazakontë.

I tillë është edhe rasti i duarve që kur qëndrojnë shumë në ujë, u krijohen rrudha shumë të dukshme. Kjo ndodh kryesisht kur lajmë enët dhe nëse e vini re, kur gishtërinjtë rrudhen pjatat i kapim më thjesht, pa rrezikuar të na shkasin nga duart.

Pikërisht për këtë arsye ndodh kjo dukuri. Kur lëkura qëndron shumë në lagështirë trupi i çon trurit sinjale se sipërfaqja është e rrëshkitshme, dhe fillojnë të krijohen rrudha në forma të cuditshme në mënyrë që kontakti të jetë më i sigurt.

A nuk është trupi i njeriut shumë inteligjent?

SHKARKO APP