Ja pse nuk duhet ta pini kafenë të nxehtë

Edhe pse në shikim të parë duket se një filxhan kafeje, e cila ka fuqinë që të na e ngrisë presionin, mund të jetë preventivë e shkëlqyeshme kundër të nxehtit përvëlues, kjo nuk është ashtu.

Shumica prej nesh nuk mund ta paramendojë fillimin e ditës pa pijen e tyre të preferuar, kafenë. Mirëpo, ku është nxehtë, siç është rasti i këtyre ditëve, do të ishte e mençur që ta shmangni, e posaçërisht kafenë e pasdites.

Edhe pse në shikim të parë duket se një filxhan kafeje, e cila ka fuqinë që të na e ngrisë presionin, mund të jetë preventivë e shkëlqyeshme kundër të nxehtit përvëlues, kjo nuk është ashtu.

Problemi qëndron në atë që kafja, (sikurse edhe çaji i zi), përmban shumë kafeinë, substancë kjo e cila ngrit presionin e gjakut, përshpejton pulsin por mund të shkaktojë edhe “kërcimin” e zemrës.

Për fat të keq, kjo ngritje e presionit është vetëm momentale, ndërsa pikërisht për shkak të stopimit të veprimit të kafeinës, mund të vijë deri te mpiksja. Jemi të sigurt se nuk dëshironi të villni apo të vijë deri te infarkti apo sulmi në tru.

Po ashtu, kafeina është një diuretik i fortë, çka do të thotë se nxit largimin më të shpejtë të lëngjeve nga organizmi, si me djersë ashtu edhe me shkuarje të shpeshta në tualet, çka çon në dehidrim.

Problemi qëndron në atë se së bashku me lëngjet nga trupi largohen edhe mineralet e çmueshme, siç janë kripërat, hekuri, magnezi apo kalciumi.

Edhe një gjë e keqe, për ata që kanë rastin që këtyre ditëve të rreziten dhe duan të nxijnë lëkurën, është që me vetinë e saj dehidruese, kafja e thanë lëkurën dhe në këtë mënyrë sjell deri te krijimi më i shpejtë i rrudhave.

Ndikimi edhe në psikikë

Sa i përket psikikës, as këtu kafja dhe të nxehtit nuk janë kombinim i mirë, sepse kafja nxit prodhimin e hormonit të stresit, adrenalinën dhe kortizolin, çka në transportin e ngufatur në qytet pa aklimatizim mund të forcojë simptomat e frikës, por edhe do të ndikojë në rënien e nivelit të sheqerit.

Po ashtu, gjatë verës ditët janë më të gjata, ndërsa gjatë netëve të ngrohta, flemë më pak, ndërsa kafja vetëm sa na mban të zgjuar dhe rrënon gjumin kualitativ. Posaçërisht është e rrezikshme nëse përcaktoheni për kafe të akullt me shumë sheqer dhe qumësht.

Jo vetëm se bëhet fjalë për një bombë me kalori e cila ju trash, por në asnjë mënyrë nuk është e mirë për shëndetin. Edhe mund t’ju rritet niveli i sheqerit edhe nuk jeni të sigurt për kualitetin e qumështit, çka rrezikon t’ju mbajë me ditë të tëra të ngjitur në guacën e ËC-s.

Nëse jeni të varur ndaj kafesë dhe e dini paraprakisht se nuk mund t’i përmbaheni këshillës që kafenë mos ta pini fare, atëherë pini vetëm një kafe të zezë në mëngjes, pa sheqer dhe qumësht dhe assesi në stomak të zbrazët.

 

SHKARKO APP