Ja pse qajnë bebet

Nëna të dashura nëse e qara e fëmijës tuaj vjen si pasojë e mërzitjes ose e vetmisë, mund t’ju ndihmojnë shumë prekja, mbajtja në krahë, e folura dhe vendosja e fëmijës në një pozicion ku mund t’ju shohë dhe të ndiejë praninë tuaj.
Mund të provoni ta ushqeni, ta merrni me të mirë, ose t’i ndërroni pelenat. Ndoshta është koha që duhet të flejë, të ndryshojë pak pozicionin ose të lëkundet paksa në krevat.
Ndoshta i vogli juaj ka nevojë për pak më shumë – ose pak më pak – vëmendje.

Por pse qajnë bebet ?

Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bebi mund të jetë i uritur, i ndotur, ndjehet i vetmuar, jo rehat, ose ka frikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bebi mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.

Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) ng njëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3 muajshe.

Kriza e laktacionit tek nëna, kërkesa e bebit për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj bebet kanë nevojë të vendosen në gji më shpesh. Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh, sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?