Ja sasia e sheqerit që duhet të konsumoni në ditë
Përdorimi i sheqerit në përditshmërinë tonë zë vend, duke nisur nga ëmbëlsirat e ndryshme, pijet, kafeja etj. Por cila është sasia e rekomanduar që një person duhet të marrë në ditë? Rekomandimet thonë se njerëzit nuk duhet të marrin ma shumë se 5 % të kalorive ditore nga sheqeri i bardhë (i shtuar).
Dietologia Marilyn Glenville, thotë se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë të bëjnë me sheqerin e shtuar, rekomandohen vetëm 5-6 lugë çaji në ditë. Një lugë e vetme çaji është 4 gram, kështu që ju mund ta shikoni sa shpejt mund të arrihet ajo sasi.
Pyetjes se a ka shenja afat-shkurtër që tregojnë se keni konsumuar më shumë sheqer se ç’duhet, ajo i përgjigjet se nëse konsumoni shumë ju mund të vëreni “gunga të verdha nën sy ose në pjesën e pasme të krahëve. Nëse i shikoni këtu duhet të kontrolloni kolesterolin.”
Konsumimi i tepërt i sheqerit po ashtu dëmton mushkëritë pasi fruktoza e tepërt ngjason me konsumimin e alkoolit. Ajo bën që të shtoni së tepërmi në peshë dhe ndikon tek sinjalizimi i insulinës dhe leptinës; shkakton mosfunksionime metabolike, përfshirë tensionin e gjakut; rrit nivelin urik dhe të acidit, duke shkaktuar së mundje të zemrave dhe veshkave.
Ndërsa sheqeri i ulët në gjak është kur ju përjetoni marrje mëndësh, nervozizëm, tension dhe ankth.
Tre këshillat e saj për një dietë të shëndetshme sheqeri?
Glenville thotë se leximi me kujdes i pjesës së përbërësve të produkteve, duhet pasi kështu ju sigurohuni që hani ushqim cilësor. Ajo thotë se duhet të konsumojmë pak dhe shpesh në mëngjes, drekë dhe darkë, të ndërthurura me ndonjë gjë të vogël para dreke dhe pas dreke.