Ja sekreti që fytyra juaj të duket 10 herë më e re!
Për shekuj me radhë femrat japoneze kanë përfituar nga vetitë e mrekullueshme në lëkurë të orizit. Aplikimi i vajit të orizit, i pluhurit të orizit dhe i ujit të orizit në lëkurën e fytyrës do t’ju ndihmojë ta keni atë të limuar dhe njëkohësisht të shpëtoni nga pikat e zeza.
Për më tepër, orizi mund të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së dietës suaj ushqimore, duke qenë se është i pasur me antioksidantë. Orizi përmban sasi të mëdha të acidit linoleik dhe skualenës, një antioksidant i fortë, i cili ka aftësinë të stimulojë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Është një substancë natyrale, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme dhe parandalon krijimin e rrudhave.
Gjithashtu, orizi mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara si pasojë e ekspozimit në diell. Për më tepër, orizi është i pasur me vitaminë E dhe gama orizol, të cilat kanë veti të reduktimit të nivelit të klesterolit në gjak dhe mbron shëndetin.
Shumë njerëz nuk e dinë se orizi ka aftësi të rikthejë rininë e lëkurës, veçanërisht të fytyrës, e ta bëjë atë të jetë më e butë dhe më e lëmuar.
Më poshtë po ju paraqesim një recetë të thjeshtë me bazë orizin, për të bërë një maskë kundër rrudhave dhe për lëkurë më të butë
Përbërësit
3 lugë oriz
1 lugë mjaltë
1 lugë qumësht
Pasi të vini orizin të ziejë, mundohuni ta hiqni nga zjarri dhe të ndani mënjanë kokrrat e orizit dhe mënjanë ujin. Shtoni një lugë qumësht tek orizi dhe përziejeni mirë. Në fund shtoni edhe mjaltin.
Fillimisht pastroni fytyrën dhe më pas aplikoni maskën në lëkurën e thatë. Lëreni të veprojë për një kohë të shkurtër, deri sa të thahet maska tërësisht. Më pas hiqni maskën nga fytyra dhe lajeni atë me ujin e orizit.
Uji i orizit vepron në lëkurë si një lloj masazhuesi, i cili ndihmon në qarkullimin e gjakut, parandalon plakjen si dhe redukton inflamacionin. Për të pasur rezultate më të mira, bëjeni këtë gjë një herë në javë. Fytyra juaj dot duket 10 herë më e re.