Ja sesi mund të kemi dhëmbë të bardhë!
Dhëmbët e verdhë e me njolla shpesh bëhen shqetësues për shumë persona të cilët kërkojnë të kenë dhëmbë sa më të bardhë. Zverdhja e dhëmbëve vjen si pasojë e konsumimit të ushqimeve të ndryshme dhe larjes jo adekuate të tyre. Zakonet e këqija si pirja e duhanit apo e kafesë mund të jenë gjithashtu aleatët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve. Për të eleminuar këtë fenomen dhe për të pasur dhëmbë sa më të bardhë mund të përdorni këto mënura kryesore si;
Bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe lëng limoni
Nga këto dy përbërës merrni nga një lugë gjelle dhe përziejini mirë. Aplikoni përzierjen në dhëmbë dhe fërkojini dhëmbët me një furçë për 1 minutë (jo më shumë). Përdoreni këtë mënyrë 3 herë në javë.
Gjethe dafine
Valoni disa gjethe dafine në 200 ml ujë. Lëreni ujin derisa të ftohet dhe më pas shpëlajeni gojën me këtë lëng në mëngjes dhe në darkë. Kjo mënyrë do të shërbejë jo vetëm në zbardhjen e dhëmbëve, por do të eleminojë edhe bakteret e mikrobet nga goja.
Vaj kokosi, ulliri dhe susami
Përzieni nga një lugë çaji të këtyre vajrave dhe përdorini në formë gargare çdo mëngjes. Më pas shpëlajeni gojën me ujë të vakët