Ja sesi mund të masni pulsin!
Sa më i lartë pulsi në qetësi, aq më i ulët niveli i fitnesit fizik dhe anasjelltas sa më i ulët pulsi, aq më i madh fitnesi fizik. Disa sportist mund të kenë 40 të rrahura në minutë në gjendje qetësie. Kjo metodë është edhe një parametër për të matur efektin e ushtrimeve në trupin tonë, duke e përcjellur atë për disa muaj, të shihni nëse pulsi në qetësi është ngritur, ulur ose ka mbet i njëjti. Nëse ushtrimet kanë qenë të suksesshme, pritet që vlerat e pulsit në qetësi të bien ose të paktën të qëndrojnë të pandryshuara. Njëra nga mënyrat e komunikimit të trupit tonë me neve është pikërisht pulsi, nëse vlerat e tij rriten më të njëjtin intensitet të punës me të cilin kemi punuar me herët atëherë do të thotë që koha e rikuperimit nuk ka qenë e mjaftueshme dhe trupit tonë i nevojitet më shumë pushim për të rikuperuar plotësisht. Rikuperimi mund të bëhet edhe aktivisht duke reduktuar intensitetin dhe frekuencën e ushtrimeve. Koha më e përshtatshme për ta matur pulsin është menjëherë kur zgjohemi në mëngjes. Këtë mund ta bëjmë shumë thjesht duke vendosur gishtërinjtë ose mbi arterien radiale në kyçin e dorës ose mbi atë karotide në qafë, shkruan albeu. Numëroni rrahjet për 60 sekonda dhe kjo është vlera e juaj e pulsit në qetësi. Jo domosdoshmërisht është e nevojshme që pulsi të matet për 60 sekonda pandërprerë. Këtë mund ta bëni për vetëm 10 sekonda dhe atë vlerë pastaj ta shumëzoni me 6.