Ja si duhet të ushqeheni gjatë muajit të Ramazanit

Në kuadër të muajit të Ramazanit, Instituti i Shënetit Publik ka dhënë disa rekomandime për mënyrën e ushqyerjes gjatë këtij muaji.

Besimtarët agjërojnë gjatë ditës dhe qëndrojnë zgjuar dhe ushqehen gjatë orëve të mbrëmjes, por pa ushtruar aktivitet fizik. Per rrjedhoje, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adoptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes.

Sipas ISHP, është e rëndësishme qëndrimi në një vend të fresket, për t’u mbrojtur nga dielli. Ushqimet që mund të përdoren duhet të jenë të pasura me ujë, si supat ose sallatat me perime të freskëta.

Po ashtu, rekomandohet ngrënia e një vakti të lehtë përpara fillimit të ditës së agjerimit. Besimtarët duhet të përpiqen të pakësojnë konsumin e ushqimeve të bolshme me yndyrë, si mishrat me përbërje djamore, brumërat etj. Është e rekomandueshme përdorimi i erëzave të ndryshme bimore, për t’i dhënë shije ushqimit. ISHP  vë në dukje se ngrënia duhet të jetë në mënyrë të ngadaltë.

SHKARKO APP