Ja si mund të mbajmë larg migrenën

Pothuaj 90 për qind e popullsisë vuan të paktën një herë në jetë nga dhimbja e kokës. Por ata që vuajnë më shumë, e dinë mjaft mirë sa dhimbje e bezdisur është dhe sa shumë efekte negative ka për shëndetin. Këto janë disa këshilla lehtësisht të zbatueshme, të cilat mund të të bëjnë ta mbash sa më larg dhimbjen e kokës.

Ha shpesh nga pak

Koha mes vakteve është një kohë e gjatë, e cila bën që niveli i sheqerit në gjak të bjerë, derisa çon edhe në migrenë. Për këtë arsye është mirë që në çantë të mbash gjithmonë ca fruta të thata, arra, bajame ose disa perime organike, të cilat të mbajnë edhe të hidratuar përgjatë vakteve.

Përdor vitamina shtesë

Disa hulumtime të bëra së fundi kanë treguar se përdorimi i vitaminave B2, magnezi apo produktet me përmbajtje të koenzimave Q10 (CoQ10), mund të ndihmojnë në parandalimin e migrenës. Vetëm mos harroni të konsultoheni me mjekun para se të përdorni këto preparate shtesë (veçanërisht në rastet e shtatzënisë apo moshës së tretë).

Mbaj nën kontroll zemrën

Një studim suedez ka dalë në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga migrena dhe kanë një aktivitet fizik, të paktën tri herë në javë, kanë pasur më pak dhimbje koke dhe, pas tre muajsh, dhimbja u është reduktuar në nivele të dukshme. Prandaj duhet të bësh çdo lloj aktiviteti (Zumba, vrap, stërvitje, kërcim etj.) për të mbajtur nën kontroll migrenën.

Ndrysho rutinën

Nuk është aspak çudi që stresi të çon në migrenë, por vetë stresi nuk mund të jetë fajtor, pa pasur një shkak të fortë. Sipas një studimitë kryer nga Qendra e Migrenës, në Nju-Jork, ulja e nivelit të kortizolit mund të shkaktojë dhimbje koke. Nëse nuk je e përgatitur për të ndryshuar rutinën, të paktën përpiqu për të parandaluar uljen e nivelit të kortizolit.

Bëj jetë aktive seksuale

Sipas një studimi gjerman të vitit të kaluar, përveç faktit që largon stresin, seksi mund të asgjësojë edhe simptomën e migrenës. Lehtësimi i dhimbjes së kokës mund të jetë për shkak të lirimit të endorfinës që çliron trupi gjatë marrëdhënies.

SHKARKO APP