Ja si ndryshon lëkura tek gratë gjatë menopauzës

 

Menopauza është  kohë e ndryshimeve të rëndësishme në lëkurë, një nga organet më të mëdha dhe më komplekse në trupin e njeriut. Ndërsa pamja e lëkurës është e lidhur me bukurinë. Kujdesi në këtë periudhë kohore duhet të jetë më intensiv, por sigurisht duke u konsultuar me mjekët specialistë. Dr. Dermatologe, Blerta Gjoni bën me dije se femrat përgjatë menopauzës mund të përjetojnë ndjesi të ulura të vetë-besimit të vetë-respektit, deri  në shmangien sociale. Lëkura është më shumë se një organ kozmetike, ajo përmbush funksione të shumta të rëndësishme për njeriun, ndaj duhet të kontrollohet vazhdimisht.

Sa ndryshon anatomia e lëkurës në periudhën e menopauzës?

Lëkura është organi më i madh i trupit dhe përbën rreth 15% të peshës trupore tek të rriturit. Ajo përbëhet nga një shtresë e jashtme (epidermik) dhe e brendshme (dermike). Ndryshimet e lëkurës në menopauzë janë të veçanta në mes të grave. Disa ndryshime të lëkurës vijnë në mënyrë graduale, por përvoja për shumicën  e grave në menopauza është e ndryshime, të shpejta e të dukshme. Në menopauzë nuk përfshihen vetëm problemet estetike siç janë rrudhat e fytyrës më të shprehura, por ndodh hollimi i shtresës epidermike të lëkurës. Tharja e lëkurës është zakonisht simptoma e parë e plakjes se  lëkurës e dukshme kjo në gratë në menopauzë, por ndodh edhe humbja e elasticitetit të lëkurës.

Sa kolagjen humbasin gratë gjatë menopauzës?

Kolagjeni, komponent kyç i lëkurës fillon e  humbet përgjithësisht me  një normë rritje prej fillimit të  periudhes se menopauzës. Në 5 vitet e para një grua mund të humbasë më shumë se  30% te përmbajtjes kolagjenit të lëkurës së saj.Shkalla e humbjes së kolagjenit zbret  në 2% në vit në periudhen  post-menopauze. Menopauza është koha e ndryshimeve të shpejta hormonale, ndër të cilat  me e rendesishmja eshte rënie ne menyre  të shpejtë të prodhimit te  estrogjenit, i cili ndodh sepse vezoret reduktojne  funksionin e tyre ne menopauzë. Para Menopauza shumicën e estrogjenit në trupin e femrës është prodhuar nga vezoret. Ulja e hormonit estrogjen dëmton prodhimin e glycosaminoglikazes në shtresën e lëkurës, e cila me kalimin e kohës redukton prodhimin e kolagjenit dhe hollimin e shtresës epidermike.

Cilat janë efektet e ndryshimit të lëkurës tek gratë në menopauzë?

Ndryshimet estetike të cilat ndodhin në menopauzë gjithashtu mund të kenë një ndikim të rëndësishëm psikologjik. Pamja e lëkurës është i lidhur me perceptimin e bukurisë dhe ndryshime në lëkurë të cilat ndodhin në menopauzë. Ato mund të ndikojnë në vetë-imazhin e grave nëse duken më të moshuara dhe më pak të bukura. Femrat mund të përjetojnë ndjesi të ulura të vetë-besimit të vetë-respektit, deri  në shmangien sociale. Ndryshimet ndodhin për shkak të efekteve të ushtruara nga nivelet më të ulëta të estrogjenit në të gjitha shtresat e lëkurës, duke përfshirë receptorët e estrogjenit (përbërësit e qelizës që lidhen me  estrogjenin dhe kolagjenin). Receptorët për estrogjenin dhe hormonet e tjera janë gjetur edhe në keratinocytes, fibroblaste, gjëndrat e djersës dhe ato dhjamore, folikulitin e  flokut dhe enëve të vogla të gjakut që ndodhen në lëkurë. Kur fillon të ulet funksioni i hormonit estrogjen në menopauzë ajo reflekton edhe mbajtjen e ujit në shtresat e lëkurës.  Kështu lëkura bëhet më pak elastike, dehidratohet dhe ulet edhe sasia e oksigjenimit që duhet marrë nëpërmjet enëve të gjakut në lëkurë dhe krijon theksimin e  rrudhave në fytyrë.

Çfarë trajtimesh të mundshme mjeksore mund të kryhen?

Ka mundësi të shumta trajtimi për ndryshimet e lëkurës në menopauze duke përfshirë medikamente farmaceutike, trajtimet estetike  dhe rritja e cilësisë së jetesës. Trajtimi duhet të jenë të përshtatura me  simptomat individuale të çdo gruaje në këtë peridhë të jetës qofshin këto ndryshimet e lëkurës, por edhe simptomat të tjera  të menopauzës. Siç është terapia zëvendësuese hormonale e përshkruar nga mjekë specialistë Obsetergjinekologe e Endokrinologë.

Po trajtimet dermatologjike e estetike ku konsistojnë?

Janë kremërat me përbërës retinoid dhe serumet me përberjen e vitaminës C.

Kremra me përbëres Retinoidet; Retinoides topikale (me përbërësin e derivateve të  vitamines A në krem) kanë treguar që përmirësojnë dukshëm rrudhat e holla, hiperpigmentimet dhe njollat e tjera në fytyrë dhe  elasticitetin e lëkurës. Është e rëndësishme të theksojmë që përshkrimi i këtyre mjekimeve lokale bëhet vetëm nga mjekët specialistë dermatologë, pasi ato shoqërohen edhe me efekte anësore në lëkurë, si irritime dhe skuqje. Kontrolli i efikasitetit të tyre bëhet nga specialisti.

Serumet me përbërjen e vitaminës C;

Ka gjithashtu prova për të mbështetur përdorimin me cilësi të mirë të serumit me përmbajtje të vitaminës C që ndihmon për të ndërtuar kolagjenin. Edhe kremerat me përbërje të Alfa dhe Beta hydroxy acideve ndihmojnë në nxitjen e prodhimit të kolagjenit duke bërë të mundur zhdukjen e rudhave të holla dhe minimizimin e rrudhave të theksuara.

Injektimet me Botox: Botoksi (Botulinum toxin A) është paralizuesi neuromuscular që bën reduktimin e rrudhave të thella të fytyrës dhe mund të injektohet edhe në rrudhat e vogla

Fillers: Një varg i substancave të kolagjenit mund të përdoret si mbushëse të indeve të buta për të përmirësuar pamjen e lëkurës në gratë në menopauzë. Ata përfshijnë: kollagjen sintetike, derivate të kolagjenit, injektim të vetë yndyrnave të pacientit (dhjamë nga zona të tjera të trupit të gruas), produkte të marra nga indet  njerëzore.

Kremerat scrub: Kremera scrub ndihmojnë për të eleminuar qelizat e  vdekura të lëkurës, ndërtimin e kolagjenit duke dërguar  sinjale në shtresat e thella të lëkurës për t’u bërë më aktive. Këto janë scrube të butë dhe duhet të përdoren veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme pa u konsultuar me dermatologun.

Përsa u përket trajtimeve me lazer në lëkurë, si mund të realizohen?

Lazerat me valë të gjata jane lazerat më efikase në përdorim që nxisin prodhimin e kolagjenit. Photorejuvenation me laser të lehta intensive impuls, apo IPL, gjithashtu dërgojnë një sinjal në lëkurë për të bërë më shumë kolagjen. Me këto trajtime, cilësi dhe tonin e lëkurës të gjithë duhet të përmirësojnë dhe nuk janë dramatike, por çdo goditje e vogël ndihmon. Pesë trajtimet mujore japin rezultate, e ndjekur nga një herë ose dy herë në vit për mirëmbajtjen. Duke e përdorur gjatë shumë viteve, ata mund të ndihmojnë për të mbajtur një pamje më  rinore të lëkures. Lazer erbium i lehtë, Plazma lazer, dhe Lazer fraxional përdoren të gjitha për të ndërtuar kolagjenin. Lazer fraxional, të cilat janë të shkëlqyera për njolla kafe (spote Brown), keratosis aktinike, lentigo solare, që janë fenomene më të shpeshtë të lëkurës në gratë në menopauzë duket se kanë një efekt mjaft rezultativ në efikasitet.

Intervistoi: Vilma Kërçiku (TV Klan)

SHKARKO APP