FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja si t’i konsumojmë frutat e thata

Përdorimi i frutave të thata është një mënyrë e mirë për një dietë të shëndetshme dhe efikase. Kaloritë që përmbajnë frutat si bajamet, arrat, rrushi e fiqtë e thatë, lajthitë dhe gështenjat shërbejnë për një dietë të ekuilibruar.

Mënyra më e mirë për konsumimin e frutave të thataështë përdorimi i tyre me qumësht në mëngjes. Pra, qumësht, copëza fruta të thata, drithëra, ndonjë copëz çokollatë. Ky në të vërtetë ishte mëngjesi i fshatarëve zviceranë, i përdorur duke parë vlerën e lartë ushqyese në të gjitha sanatoriumet e alpeve.

Një mëngjes i tillë i pasur, është ideal sidomos për fëmijët që duhet të përballen me një ditë të ngarkuar studimesh apo me sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ata që mund t'ia lejojnë vetes një dhuratë natyraliste, mund të përgatisin vetë në shtëpi gjalpin me arra e bajame të ëmbla, është i thjeshtë dhe ka veti terapeutike tepër të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?