Ja si ti organizoni 60-të minuta vrap!
Shëndeti është i rëndësishëm për të gjithë ne. Kujdesi që ne duhet të tregojmë për të mirëmbajtur një trup në formë, është edhe më i rëndësishëm. Disa nga mënyrat se si mund të mbajmë trupin në formë fizike dhe shëndetësore në normat e duhura, janë ushtrime të ndryshme, ku një ndër to është dhe vrapi.
Jo të gjithë e dinë se si funksionon ky ushtrim dhe ne po ju paraqesin disa proceset se sit ë veprojmë gjatë minutave kur bëjmë vrap.
Minuta 1 deri në 5
Hapi juaj u parë liron kimikate që prodhojnë energji në qelizat që furnizojnë aktivitetin tuaj. Zemra fillon të rrahë nga 70 deri në 100 rrahje për minutë, qarkullimi i gjakut përshpejtohet dhe i ngroh muskujt. Nyejt e juaja lirojnë lëng lubrifikues që ju ndihmon të ecni lehtësisht. Derisa vazhdoni të lëvizni, trupi juaj djeg 5 kalori në minutë në krahasim me 1 kalori derisa pushoni. Trupi juaj ka më tepër nevojë për karburant dhe fillon të djeg karbohidratet nga rezervat e trupit.
Minuta 6 deri në 10
Zemra rrah nga 100në 140 rrahje për minutë, digjen 6 kalori në minutë. Një ngritje e lehtë e tensionit të gjakut përcjell me lirimin e kimikateve që zgjerojnë enët e gjakut, duke sjellë tepër gjak dhe oksigjen tek muskujt që punojnë.
Minuta 11 deri në 20
Temperatura e trupit fillon të rritet dhe filloni të djersiteni pasi që enët e gjakut afër lëkurës zgjerohen dhe lirojnë nxehtësi. Derisa ecja juaj bëhet më e shpejtë, filloni me djegien e 7 kalorive në minutë dhe të merrni frymë më rëndë. Hormonet siç është epinefrini dhe glukagoni rriten që të çlirojnë karburante tek muskujt.
Minuta 21 deri në 45
Ndjeheni e fuqizuar, filloni të relaksoheni pasi që trupi çlirohet nga tensioni falë nga kimikatet e mira sikurse endorfina në tru. Sa më tepër që djegin kaloritë, insulina ulet- lajme të mira për secilin që lufton me mbipeshën dhe diabetin.
Minuta 46 deri në 60
Muskujt ndehen të lodhur pasi që keni harxhuar rezervat e karbohidrateve. Ftoheni ngadalë, rrahjet e zemrës zvogëlohen bashkë me frymëmarrjen. Tani djegim më pak kalori mirëpo prapëmë shumë se para se të fillonim. Djegia e kalorive do të vazhdojë deri në një orë pas pushimit.
R.Shtylla