Jeni diabetik? Ja disa rregulla që s’duhen neglizhuar

Kontrollo peshën e trupit dhe masën e belit (maksimumi 88 cm tek gratë dhe 102 cm tek burrat). Kjo tregon shkallën e grumbullimit të yndyrave në brendësi, pra unanimisht i njohur si faktori kryesor i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Ky është hapi i parë për të kuruar diabetin. Pra, kush është në mbipeshë duhet të zbatojë një program të përshtatshëm, për një ushqim të ekuilibruar, i kontrolluar në sasi dhe në cilësi.

Shmang të gjitha ëmbëlsirat duke përfshirë dhe “ëmbëlsirat për diabetikët”, sepse dhe këto përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrë.

Duhet të merrni vetëm një tip karboidrati të përbërë në vakt.

Zarzavatet duhet të konsumohen çdo ditë dhe në çdo vakt.

Duhet të bëni kujdes që të përdorni mish (tul) 2–3 herë në javë.

Rekomandohet që përdorimi i peshkut të jetë të paktën 3 herë në javë.

Djathë jo më shumë se 1 herë në javë.

Frutat e freskëta duhet të konsumohen të paktën 2 herë në ditë.

Duhet të përdorni vaj ulliri për t’i dhënë shije ushqimit, me sasi të kufizuar.

Rekomandohet që të pini ujë sipas dëshirës, lejohet gjysmë gote verë në vakt, por kujdes, se vera, birra, tretësit, aperitivët, të hidhurat përmbajnë shumë kalori dhe nuk qetësojnë urinë.

Mos pini kurrë alkool me stomak bosh.

Mos neglizhoni ngrënien e disa vakteve gjatë ditës (duke kujtuar që të mos kalosh sasinë kalorike ditore): mëngjesin, pas mëngjesit, drekën, pasdite, darkë, dhe diçka para se të shtrihesh në darkë, duke kontrolluar sasinë e marrë. Kjo gjë lejon që të pakësohet uria e papritur dhe përmirëson gliceminë.

Është i rëndësishëm një aktivitet fizik ditor, një shëtitje, një xhiro me biçikletë. Është e rëndësishme që të bëni një aktivitet fizik çdo ditë, të paktën 30 minuta.

SHKARKO APP