Jeni sëmurë? Këto 7 ushqime balancojnë gjendjen tuaj shëndetësore

Që fëmijë sa herë jemi sëmurë prindërit tani kishin dietën e veçantë e cila ishte gjithmonë efikase.

Në këtë artikull ju paraqesim 7 ushqimet të cilët janë të afta të balancojnë gjendjen e trupit tonë duke na përmirësuar gjendjen.

Lëngje – shumë, nga të gjitha llojet

Ndoshta nuk i shijon të gjitha ushqimet si në ditët e tjera, por gjatë kohës që nuk e ndien veten mirë, duhet të pish shumë lëngje. Të gjitha llojet e lëngjeve natyrale, përfshirë çajrat dhe lëngjet e frutave janë një zgjidhje e mirë për të mbajtur stomakun në gjendje optimale. Lëngjet nga frutat e stinës si portokalle (sidomos portokall i kuq) apo molla kanë shumë kalori dhe të ndihmojnë për të mbajtur trupin në gjendje normale nëse nuk ke uri. Por nëse ke rrufë, zgjidhja më e mirë është çaji me limon ose uthull molle.

Opsione të tjera: çaji jeshil rrit sistemin imunitar dhe nëse i shton edhe pak mjaltë, do ta ndiesh veten më mirë.

Proteina lehtësisht të tretshme

Janë po ashtu mjaft të rëndësishme, sidomos kur je e sëmurë. Proteinat të forcojnë sistemin imunitar. Stomaku mund të kërkojë shumë kohë për të tretur biftekun, por edhe ai kërkon energji për t’u gatuar, kështu që ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë kur e ndien veten ta pafuqishme. Zgjidhja në këto raste janë ushqimet e pasura me proteina lehtësisht të tretshme dhe që kërkojnë pak kohë për t’u përgatitur: veza, kosi i thjeshtë. Nuk kanë nevojë për shumë kohë gatimi.

Agrumet (portokallet, maderina, qitro)

Edhe pse vitamina C nuk e shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, sërish rekomandohet që agrumet duhet t’i marrësh me shumicë gjatë periudhës që nuk ndihesh mirë. Lëkura e bardhë që përmbajnë këto fruta në brendësi ka efekt të jashtëzakonshëm në sistemin imunitar. Sa më shumë portokalle, limonë, mandarina, qitro etj.

Ushqimet e pasura me Glutathione

Glutathione është një antioksidant i fuqishëm që lufton infeksionet. Ku gjendet më shumë? Në të gjitha zarzavatet e kuqe dhe jeshile: si speca, brokoli, lakra jeshile etj.

Supë dhe lëng mishi

Të gjitha variantet e supave me perime, por edhe atyre të gatuara me lëng mishi, supë pule (vegeta) apo viçi do të mbajnë të hidratuar gjatë gjithë periudhës kur nuk je mirë me shëndet. Këto gatime janë të lehta për t’u tretur dhe të mbajnë të gjendje të ngopur. Nëse ke uri, hidhu supave sa më shumë perime, drithëra si elb, thjerrëza etj.

Ushqime të pasura me B6 dhe B12

Vitaminat B6 dhe B12 kanë vlera të larta ushqimore, kështu që gjatë kësaj periudhe mos i anashkalo peshkun, qumështin, përzierje të qumështit më drithëra, patatet, spinaqin dhe mishin e gjelit të detit.

Kosi

Në një studim gjerman të kohëve të fundit, mundësia që kosi të luftojë të ftohtin dhe virozat ishte deri në dy ditë. Kjo është një nga arsyet që ky produkt rrit sistemin imunitar, por edhe lufton të ftohtin. Nëse ke ethe, zgjidhja më e mirë është të ushqehesh me kos. Varianti më i mirë është kosi grek.

SHKARKO APP