Jeta e njeriut, deri në 120 vjet! Shkenca zbulon ilaçin kundër plakjes

 

Fakt është se, me evolumin e shkencës gjatë dy shekujve të fundit jetëgjatësia e njeriut sa vjen dhe po rritet.

Tashmë një medikament kundër diabetit premton të jetë ilaçi i pari që mund të bllokojë plakjen dhe të zgjasë jetën e qenieve njerëzore deri në 120 vjet.

Lajmi është publikuar nga agjencia përgjegjëse për tregtimin e barnave në SHAB, e quajtur Fda, e cila është shprehur se tashmë medikamentin e testuar tek minjtë do ta provojë tek 3 mijë pacientë.

Eliksiri i jetëgjatësisë ka në bazë metforminë, një molekulë e cila në laborator ka zgjatur me 40% jetën e minjve dhe është në përdorim prej dhjetëra vitesh.

Nëse eksperimenti rezulton me sukses, njerëzimi do të shpëtojë edhe nga sëmundje si Parkinson apo Alzeimer.

SHKARKO APP