Jeta në qytet na sjell probleme serioze shëndetësore
Jetesa në një qytet mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin, dhe nuk është fjala vetëm për zhurmën dhe ajrin e ndotur.
Jeta në qytet i bën njerëzit më të mjerë dhe krejt kjo për shkak të dritave dhe ndërtesave të larta, transmeton Telegrafi.
Profesori David Hillman nga Sleep Health Foundationthotë se dritat i pengojnë orët tona natyrale të trupit, gjë që ndikon në produktivitetin e përditshëm dhe shpinë në probleme mendore si depresioni.
Veç kësaj, jeta në qytet shkakton ndryshime edhe në gjak, e rritë rezistencën e insulinës dhe inflamacionin.
Profesori thotë se drita e pamundëson prodhimin e melatoninës, hormon i cili kontrollohet nga ora e trupit.
Gjithashtu njihet si hormon i errësirës, pasi që posa të del dielli, prodhimi i melatoninës rritet dhe na bën të ndjehemi më të lodhur.
Më e keqja është se këto probleme nuk vërehen në afat të shkurtër kohor, por pas një kohe të gjatë, ndoshta edhe pas disa viteve.
Faktor tjetër që ndikon në netët e shumta pa gjumë, është edhe teknologjia.
Prandaj, një orë para se të flini, sigurohuni t’i keni fikur të gjitha paisjet elektrike, qoftë TV-ja, laptopi, celulari etj.