Jetoni më gjatë duke konsumuar këto yndyrna

Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se konsumimi i yndyrave të mira mund të ulë rrezikun e vdekjes me 27%. Megjithatë, jo të gjitha llojet e yndyrave janë të mira.

Ekspertja e dietave, Lara Felton, na jep një paraqitje të shkurtër të llojeve të mira dhe të dëmshme të yndyrave.

Yndyra shumë të pangopura

Çfarë janë: Një lloj yndyre, e njohur gjithashtu me akronimin PUFA, me dy ose më shumë lidhje mes molekulave të karbonit, që i bën acidet yndyrore më fluide dhe fleksible tek qelizat.

Ku përfshihen: Disa nga ushqimet e pasura me këto lloje yndyrash janë bajamet, farat e lirit, soja.

Për çfarë shërbejnë: “Këto lloje yndyrash mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru” shpjegon Felton.

Sipas studimit, ju mund të ulni rrezikun e vdekjes me 27% duke zëvendësuar vetëm 5% të kalorive të marra nga yndyrat e ngopura me yndyrat shumë të pangopura.

Acide yndyrore omega

Çfarë janë: Një lloj specifik i yndyrave shumë të pangopura që kanë një numër të madh të lidhjeve të dyfishta, duke i bërë ato më fluide dhe fleksible tek qelizat.

Ku përfshihen: Tek vaji i lulediellit dhe lloje të ndryshme peshqish, si salmon, skumbri etj.

Për çfarë shërbejnë: Acidet yndyrore omega ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe rritjen e qelizave. Ato ulin gjithashtu nivelin e triglicerideve (një lloj i yndyrave në gjak), pengojnë formimin e një pllakëze bakteriale tek arteriet, kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak, ulin tensionin e gjakut dhe rrezikun për t’u prekur nga diabeti. Studimi i kryer nga Universiteti i Harvardit zbuloi gjithashtu se ata ofrojnë mbrojtje kundër kancerit dhe sëmundjeve koronare të arterieve.

Yndyra të pangopura

Çfarë janë: Ngjashëm me yndyrat shumë të pangopura, edhe konsumimi i lartë i yndyrave të pangopura rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL). Këto nivele janë një tregues për rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ku përfshihen: Vaji i ullirit, avokado, bajame, fistikë, arra, kikirikë, ullinj etj. Yndyrat e pangopura mund të ulin gjithashtu nivelet e kolesterolit të keq dhe shtojnë vitaminën E.

Për çfarë shërbejnë: Ata mund të ndihmojnë në pakësimin e inflamacionit, rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe insulinës dhe mbajnë nën kontroll rrahjet e zemrës” thotë Felton.

Yndyra të ngopura

Çfarë janë: Yndyrat e ngopura rrisin nivelet e kolesterolit të keq (LDL), që grumbullohen në sipërfaqen e enëve të gjakut, duke shkaktuar bllokim të tyre.

Ku përfshihen: Mishi i viçit, gjalpi, dhjami, si dhe tek ushqimet e skuqura.

Çfarë shkaktojnë: Yndyrat e ngopura mund të rrisin nivelet e kolesterolit të keq (LDL)” thotë Felton. Ndërsa një studim i vitit 2004, i kryer nga Kolegji Mjekësor i Universitetit të Uellsit zbuloi se të ujtia produktet e qumështit mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Acidet lyrore “trans”

Këto lloj acidesh lyrore janë ata më të dëmshmit, të cilët trupi nuk i njeh si lëndë ushqyese dhe prej tyre mund të pësojë një sërë çrregullimesh metabolike, duke filluar nga rritja e kolesterolit dhe ndërtimi i pllakave arteriale me finale ngushtimin e enëve te gjakut.

Acidet lyrore “trans” janë krijuar për të ndihmuar vajrat e lëngshëm të bëhen më të ngurtë në temperaturë dhome.

Margarina është yndyre vegjetale e ngurtësuar me hidrogjenizim. Kjo procedurë është krejtësisht artificiale dhe zinxhirët e vajit pësojnë një transformim në vendosjen e atomeve të hidrogjenit rreth atomeve të karbonit duke krijuar acidet lyrore “trans”.

Ku përfshihen: Tek çdo lloj ushqimi që përmban vaj të hidrogjenizuar.

Për çfarë shërbejnë: Këto yndyra rrisin nivelet e koelsterolit të keq (LDL) dhe ulin ato të kolesterolit të mire (HDL), duke rritur rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës rritet me 23% për çdo 2% të kalorive të marra nga acidet lyrore “trans”./albeu.com/

 

Burimi: New York Post

SHKARKO APP