Jo dietës vegane

Akademia Mbretërore e Shëndetsisë së Belgjikës, javën e kaluar rekomandoi se fëmijët, adoleshentët, gratë shtatzëna dhe lehonat, nuk duhet të ndjekin një dietë vegane.

Një vlerësim i fundit tregon se 3% e fëmijëve belgë ndjekin këtë dietë, e cila përjashton mishin, vezët, produktet e qumshtit dhe të gjitha ushqimet që merren nga kafshët.

Mendimi mjekësor u kërkua nga përfaqësuesi i një organizate kombëtare të të drejtave të njeriut, të cilët kërkonin udhëzime për punonjës të kujdesit shëndetsor. Akademia Mbretërore e Shëndetsisë funksionon si një agjensi këshilluese për institucionet qeveritare të belgjikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doktor Georges Casimir, një mjek pediatër në spitalin e fëmijëve “Mbretëresha Fabiola”, dhe kreu i komisionit  të emëruar nga akademia për të studiuar çështjen e veganizmit, dekurajoi dietën vegane për fëmijët dhe gratë shtatzëna, sepse ekziston mundësia e dëmeve të pakthyeshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një problem shëndetësor i mundshëm, i krijuar nga dieta vegane është mungesa e proteinave dhe acideve yndyrore, esenciale për trurin në zhvillim.

Vitamina  si D, B12, Kalciumi, thelbësore për zhvillim, mungojnë kur ndiqet dieta vegane.

Isabelle Thiebaut, bashkëautore e studimit dhe president e një organizte europiane për dietologët, tha se është shumë e rëndësishme t’i shpjegohet prindit rreth humbjes së peshës, vonesat psikomotorrike, kequshqyerja, anemia, si dhe mangësitë e tjera të shkaktuara nga një dietë vegane tek fëmijët. Nëse prindërit nuk ndjekin udhëzimet e reja, fëmijët të cilët vazhdojnë të ndjekin një dietë vegane duhet të marrin suplemente shtesë, kontroll mjekësor të vazhdueshëm dhe teste gjaku, sipas akademisë.

Jo gjithkush bie dakord me deklaratën e akademisë.

Shoqata Dietike e Europës, deklaroi se dietat me bazë bimore, mund të hartohen për të mbështetur jetesën e shëndetshme në çdo fazë të jetës. Sipas organizatës jo fitimprurëse, Britania ka rreth 600.000 veganë, rreth 1.2% të popullsisë së 2018.

Një grup i vogël vegjetarianësh shpikën termin vegan në 1944, bazuar tek organizata vegane. Një studim tjetër, i cili studio ndikimin e dietave të ndryshme. Dhe sugjeroi se përhapja botërore e një diete vegane mund te shmangë 8.1 milion vdekje në vit deri në 2050.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?