Kafeinën tani mund ta pini, si cigaren
Ndoshta krijimi i cigareve elektronike ka inspiruar që të krijohet produkti për inhalimin e kafeinës e quajtur “Eagle Energy Vapor”. Ky produkt i lejon njerëzit që të marrin një sasi të kafeinës e cila është e krijuar nga përbërësit natyral të kafesë, raporton “Times”
Amerika është një vend ku produktet e shpejta po kërkohen gjithnjë e më shumë, sidomos nëse merret parasysh rritja e madhe në tregun e produkteve energjike që përmbajnë kafeinë.
Sipas raporteve të fundit statistikore, deri në vitin 2019 do të ketë një rritje prej 11 për qind të këtyre produkteve me të ardhura vjetore deri në 26.6 miliardë dollarë, transmeton Koha.net.
Por, për këto produkte ka një shqetësim nga ana e shëndetit. Shumë ekspertë janë të shqetësuar me kafeinën në pije energjike, një nga argumentet kryesore është se këto produkte kanë stimulime të ndryshme që mund të jenë negative për shëndetin.
“Mënyra se si organet tona e trajtojnë kafeinën e inhaluar është më ndryshe se kur kafeina është në ushqimin tonë ose në pije. Edhe nëse kemi të njëjtën dozë të kafeinës sa në një filxhan kafe, efektet mund të jenë krejtësisht të ndryshme për shkak të kohës së veprimit në trupin tonë”, ka thënë Mary M. Sweeney, hulumtuese në Universitetin e Mjekësisë “Johns Hopkins”.
Shqetësim tjetër është se ky produkt mund të kërkohet mjaft shumë nga adoleshentët.