Kafeja kundër sëmundjeve kardiake
Gjithmonë e më shumë studimet rreth kafesë dhe efekteve të saj janë zhvilluar një sërë studimesh. Kësaj radhe studimi tregon se një filxhan kafe në ditë bën mirë, disa, akoma më mirë. Një sërë studimesh kanë nxjerrë në pah vitet e fundit të mirat e asaj që shumë prej nesh e konsiderojnë si një kënaqësi të domosdoshme. Por, një grup shkencëtarësh koreano-jugore kanë shkuar akoma më larg dhe pas kërkimeve të shumta kanë dalë në përfundimin se kafeja ndihmon shmangien e bllokimit të arterieve.
Pohimet e tyre mbështeten në kontrollet e përditshme shëndetësore të bëra tek më shume se 25.000 punonjës meshkuj dhe femra në vendet e punës. Rezultati ishte mbresëlënës: punonjësit që konsumonin një sasi të konsiderueshme kafeje, që do të thotë tre deri në 5 filxhanë në ditë, ishin më pak të prirur të shfaqnin shenja te parakohshme të ndonjë sëmundjeje kardiake.
Për vlerësimin e gjendjes reale të zemrës së subjekteve të testimit, u përdorën skanera mjekësorë. Vëmendja u përqendrua sidomos tek arteriet koronare që furnizojnë zemrën me gjak. Skanerat e përdorur duhet të kontrollonin për depozita të vogla kalciumi në muret e këtyre enëve, të cilat siguronin të dhëna të hershme mbi sëmundjen. Tek personat që pinin më shume kafe, u vunë re më pak depozitime të tilla. Studimi ka ri ndezur debatet e vjetra mbi ndikimin që mund të ketë kafeja në organin jetësor më të rëndësishëm të trupit të njeriut, pasi kërkime të mëparshme e kanë listuar atë si faktor risku.