Kafeja parandalon demencën, sasia që duhet të konsumoni në ditë

Konsumimi i një filxhani me kafe në mëngjes, ka një efekt të jashtëzakonshëm. Shkencëtarët thonë se kafeja mund të ndihmojë në parandalimin e demencës.

Sipas një studimi të fundit, nënvizohet se gratë në moshën mbi 65 vjeç, të cilat merrnin një sasi normale kafeine kishin 36 % më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja e rëndë.

Ekspertët thonë se dy filxhanë me kafe në ditë mund të ndihmojnë në parandalimin e demencës. Sasia ditore e kafeinës përfshin edhe pije si “Coca Cola” dhe çaji.

Studimi është kryer nga Universiteti i Wisconsin-Milwaukee dhe në të janë përfshirë 6467 gra të moshës mbi 65 vjeç. Por pavarësisht përfundimit, studiuesit nuk kanë ende një shpjegim se si ndikon kafeina në parandalimin e demencës.

SHKARKO APP