Kafeja redukton sëmundjet mendore

Për miliona njerëz konsumimi i një kafeje të fortë është perfekt për të nisur ditën mbarë.

Megjithatë studimet e sotshme veç kësaj thonë se kafeja bën mirë edhe për reduktimin e sëmundjeve mendore.

Konsumimi i tre deri në pesë kafe në ditë ndihmon për të mbajtur larg dhe Alzajmerin, të paktën kështu janë shprehur shkencëtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ushqyerit luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës dhe të menduarit, sidomos gjatë fazës së sëmundjes Alzajmer para se të ndodhin simptomat e sëmudjes mendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të individëve të prekur nga sëmundjet mendore është i trefishtë dhe arrin në 115.400.000 në mbarë botën, ku sëmundja Alzajmer përbën shumicën e këtyre rasteve.

Studimi i ri me anë të kërkimeve më të fundit ka treguar se dhe dietat lujanë rol primar në uljen e rrezikut të kësaj sëmundje.

Për shembull dieta mesdhetare, e përbërë nga peshku, fruta të freskëta, perime, vaj ulliri dhe verë të kuqe ka qenë e lidhur me një rrezik të reduktuar për zhvillimin e sëmundjes Alzajmer.

Studime të tjera shpjeguan se konsumimi i rregullt i kafes përgjatë gjithë jetës është i lidhur me një rrezik të reduktur të zhvillimit të sëmundjes së Alzajmerit.

Dr. Iva Holmerova, zëvendës kryetare e Alzajmer në Evropës, tha se: “Gjetjet e paraqitura në këtë studim janë shumë inkurajuese”. Më tej ajo thekson se kafeja është një pije e popullarizuar në të gjithë botën dhe se është e kënaqur që një konsumim i vazhdueshëm i saj jep efekte pozitive në shëndet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?