Kafeja rrit përqendrimin e shoferëve

Duket se studimet rreth kafesë janë shtuar shumë kohët e fundit, lidhur kjo edhe me efektet që kanë në organizëm. Sipas British Medical Journal, Kafja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë përmirësojnë koncentrimin dhe reduktojnë ndjenjën e lodhjes, e cila shfaqet shpesh gjatë vozitjeve të gjata.
Shkencëtarët kanë marrë parasysh edhe faktorët e tjerë, siç janë mosha, sasia e gjumit, kilometrat e kaluara dhe koha e ditës kur vozitet. Shoferët të cilat kanë pirë kafe për të qëndruar më vigjilentë kanë pasur madje 63 për qind rrezik më të vogël për të shkaktuar aksident komunikacioni.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë që kafja nuk mund të zëvendësojë gjumin kualitativ dhe sjellin disa këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni gjatë vozitjeve të gjata:
• Mos vozitni kurrë nëse jeni të lodhur;
• Pas çdo 2 orëve bëni një pauzë prej më së paku 15 minutash;
• Shmangni vozitjen gjatë natës;
• Nëse gjatë vozitjes ju flihet, gjeni vend të sigurt ku do të ndaleni dhe të pushoni pak;
• Mbani mend që ilaçi i vetëm kundër pagjumësisë është gjumi kualitativ.

Drejtuesja e studmit të kryer prof. Lisa Sharëood ka deklaruar se si “vozitjet e gjata mund të bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme nëse personi nuk ka pasur gjumë kualitativ dhe nuk është përgatitur psikikisht për vozitje.”

Sharëood ka shtuar se si “ende po hulumtojnë se cila është mënyra më e mirë të pushojnë pak nga vozitja – gjumi, kafja apo shëtitja.”

Të gjithë shoferët duhen ta planifikojnë me kujdes rrugën, para rrugës duhet të pushoni mirë dhe të flini që të mos e rrezikoni jetën tuaj, por edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë në trafik. 

SHKARKO APP