Kakao ngadalëson plakjen dhe përmirëson kujtesën!
Kakao ndikon në ngadalësimin e plakjen dhe t’ju bëjë më të rinj, të paktën kur është fjala për kujtesën, thotë një studim i ri. Sipas shkencëtarëve flavanoli, një antioksidant që ndodhet në kakao mundet që gjashtëdhjetëvjeçarëve t’iu sigurojë kujtesën që e kanë njerëzit e moshës 30-40 vjeçe. Qendra mjekësore në Universitetin “Columbia”, në Nju-Jork, ka kryer një studim për të shqyrtuar ndikimin e kakaos në lidhje me kujtesën. Të moshuarit shpesh harrojmë gjëra të vogla, por duket se kjo mund të zgjidhet nga disa ndryshime në ushqim. Në këtë studim kanë marrë pjesë 37 vullnetarë të moshës 50-69 vjeçe. Ata janë ndarë në dy grupe; njëri grup ka pirë pije me përmbajtje të lartë të flavanolit (900 mg), ndërsa grupi tjetër vetëm një sasi të vogël (10 mg). Pas tre muajsh, grupi i cili kishte konsumuar një sasi të madhe të flavanolit kishte pasur kujtesë më të mirë vizuale në përgjithësi. “Pjesëmarrësit të cilët në fillim të studimit kishin memorien e gjashtëdhjetëvjeçarëve, në fund të studimit kishin kujtesë që është karakteristike për personat e moshës 30 deri në 40 vjeç”, tha Dr. Scott A. Smol, autor i studimit. /albeu.com/