Kanceri i lëkurës, testohet vaksina që shihet si shpresë

Një test për vaksinë mRNA kundër formave me rrezik të lartë të melanomës, një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, po vazhdon të përparojë rezultate premtuese dhe mund të shkojë drejt një procesi të përshpejtuar miratimi që në vitin 2025. Përgatitja quhet mRNA-4157/V940 dhe është një vaksinë eksperimentale mRNA e zhvilluar nga kompania farmaceutike Moderna. Ajo përdor të njëjtën teknologji të përdorur për vaksinat anti-covid, por është krijuar për të nxitur sistemin imunitar të gjenerojë një përgjigje kundër tumoreve specifike.

Kjo vaksinë e mundshme është një shembull i mjekësisë së personalizuar, sepse është krijuar nga gjenomi i tumorit të çdo pacienti. Janë identifikuar kështu mutacionet specifike kundër të cilave duhet të trajnohet sistemi imunitar, në mënyrë që ato të kodohen në “recetë” të mARN-së së vaksinës.

Në një provë klinike të fazës 2, vaksina u administrua, së bashku me një medikament imunoterapie të zhvilluar nga kompania Merck (Keytruda) te 147 pacientë që kishin heqjur një melanomë të stadit të tretë ose të katërt, forma të avancuara dhe me rrezik të lartë rikthimi. Kombinimi i barnave uli rrezikun e rikthimit të tumorit dhe vdekjes në tre vitet e ardhshme me 49%, dhe uli rrezikun e përhapjes së qelizave tumorale në tre vitet e ardhshme me 62%, krahasuar me trajtimin e kryer vetëm ilaçin Keytruda.

Vaksina duket se ofron shanse të shtuara për të mbijetuar me kalimin e kohës. Në disa rezultate të publikuara vitin e kaluar, zvogëlimi i rrezikut të rikthimit dhe vdekjes ishte në shkallën 44%, ndërsa tani prek praktikisht një në dy pacientë. Të dhënat deri më tani janë komunikuar vetëm nga Moderna, por ende nuk janë publikuar në një revistë shkencore.

Pavarësisht nga emri i tyre, vaksinat terapeutike si kjo nuk parandalojnë tumoret, por i trajtojnë ato, duke e mësuar trupin të reagojë ndaj “ndërhyrësit”. Moderna po planifikon një studim më të madh të fazës së tretë për një mijë pacientë për vitin 2024, punë që mund të çojë, nëse konfirmohen përfitimet, në një autorizim të kushtëzuar të marketingut.

Kjo procedurë e përdorur gjithashtu për vaksinat kundër Covid, hap dritën jeshile për ilaçet në bazë të të dhënave klinike më pak të plota sesa kërkohet normalisht, kur barnat adresojnë një nevojë mjekësore të paplotësuar, kurojnë një sëmundje të rrallë ose kërcënuese për jetën, ose mbrojnë kundër një kërcënimi serioz për shëndetin publik.

Moderna tha se po punon gjithashtu për një vaksinë të ngjashme kundër kancerit të mushkërive me qeliza jo të vogla. Kompani të tjera si BioNTech po shfrytëzojnë gjithashtu teknologjinë mRNApër të zhvilluar vaksina kundër kancerit. /A2cnn/

SHKARKO APP