Kanceri i mushkërive: simptomat, diagnostikimi, llojet e tij dhe trajtimi

Kanceri i mushkërive është kanceri më i shpeshtë dhe shkaku për vdekshmëri nga kanceri te popullata.

Një nga shkaqet kryesore është pirja e cigares. Sot nga kanceri i mushkërive për shkak të pirjes së cigares janë të sëmurë 9 nga 10 njerëz. Si diagnostifikohet dhe për mënyrat e mjekimit, përgjigje kërkuam nga Dr. Oliver Jovkovski, pulmolog dhe Dr. Dragan Smilevski, kirurg torakalprej spitali klinik Acibadem Sistina.

Si ndikon konsumimi i cigares mbi organizmin?

Cigaret janë plot me substanca kimike dhe përveç se e shkaktojnë kancerin, e dëmtojnë edhe sistemin mbrojtës të mushkërive. Kanalet e frymëmarrjes janë të mbështjella me fije të vogla të imta, të cilat nga mbrojnë nga toksinet, bakteret dhe viruset. Tymi nga cigaret i dëmtojnë fijet dhe ato nuk e kryejnë punën e tyre.

Fillon heshtazi

Kanceri i mushkërive fillon heshtazi, pa simptoma të caktuara paralajmëruese. Ashtu siç avancon stadiumi i sëmundjes ashtu paraqiten edhe simptomat.

-Kollitje të gjata dhe kronike

-Dhimbje në mushkëri, veçanërisht gjatë frymëmarrjes

-Kollitje me gjak

-Lodhje

Kanceri i mushkërive mund të zbulohet shumë herët me ndihmën e rëntgenit të mushkërive ose tomografisë kompjuterike. Në vende të caktuara bëhet skrinig pa pagesë për kancerin e mushkërive me TK të mushkërive te njerëzit e moshës prej 55 deri 80 vjet, të cilët pinë cigare në periudhë më të gjatë se 15 vjet.

Diagnostifikimi

Në shumicën e rasteve, mjekët nuk dyshojnë në ekzistimin e kancerit të mushkërive derisa nuk paraqiten simptomat e para të kollitjes kronike ose frymëmarrje të vështirësuar. Në atë moment, mjeku juaj, me siguri, do t’ju bëjë incizim me rëntgen ose TK. Pjesë e diagnostifikimit është biopsia.

Biopsia

 

Nëse ekziston dyshimi se bëhet fjalë për kancer, i cili është i dukshëm në rëntgen ose TK të mushkërive, përdoret masa diagnostifikuese, biopsia, që të caktohet diagnoza. Kjo merret gjatë bronkoskopisë ose me gjilpërë gjatë së cilës merret mostër e ndryshimeve të dyshimta, të cilat diagnostifikohen nën mikroskop. Me hulumtimin e mostrës mjeku mund të kuptojë nëse bëhet fjalë për kancer të mushkërive dhe i cilit lloj është.

Llojet e kancerit të mushkërive

Ekzistojnë dy tipa kryesor të kanceri të mushkërive. Njëri tip është shumë agresiv dhe mund të përhapet shpejt në pjesët tjera të trupit në fillim të sëmundjes, ky lloj është i lidhur ngushtë me konsumimin e cigares dhe rrallë paraqitet te jo duhanpirësit. Tipi i dytë i kancerit është shumë më i shpeshtë dhe më i ngadalshëm. Paraqitet te 85% të sëmurëve.

Fazat e sëmundjes

Pasiqë është vendosur diagnoza, më me rëndësi është të caktohet përhapja e sëmundjes ose stadiumi i tij. Kanceri i mushkërive ka katër stadiume. Njëri nga faktorët më të rëndësishëm prej të cilëve varet edhe rezultati i sëmundjes është shkalla e përfshirjes së nyejve limfatike dhe dëmtimet e indeve dhe organeve fqinje. Metodë e njohur e përgjithshme e kancerit në stadiumet e tija të hershme (stadiumi 1 dhe 2) është intervenimi kirurgjik. Kur është diagnostifikuar në stadiumin e tretë ose të katërt zakonisht aplikohet radioterapia, hemoterapia ose terapia e kombinuar.

Faza e kufizuar do të thotë se kanceri i mushkërive është kufizuar vetëm në një pjesë anatomike të mushkërive ose në nyejt limfatike fqinje. Faza e avancuar, do të thotë se kanceri është përhapur në organet fqinje, ose i ka përfshirë edhe organet më të largëta.

Shkallët e mbijetesës

Të dhënat më të reja statistikore të Institutit nacional për kancer të mushkërive në periudhën prej vitit 2004 deri 2010 tregojnë se gjasat për mbijetesën 5 vjeçare pas diagnozës lëvizë nga 4% deri 54%, varësisht nga stadiumi i sëmundjes në momentin e zbulimit.

Trajtimi i stadiumit të hershëm

Kur kanceri do të diagnostifikohet para se të përhapet tërësisht në indin e mushkërive të bardha, kirurgjia mund të ndihmojë. Kirurgu mund të heqë një pjesë të mushkërive, të cilat kanë tumor, ose nëse nevojitet, të gjithë krahun e mushkërisë. Te disa pacientë pas terapisë me rrezatim ose hemoterapi pas operacionit mund të shkatërrohen qelizat e mbetura kanceroze.

Mjekimi i stadiumit të avancuar të kancerit

Kur kanceri i mushkërive përhapet shumë shpejt ka trajtime të cilat mund t’i ndihmojnë pacientëve që të jetojnë më gjatë dhe të kenë kualitet më të mirë të jetës. Rrezatimi dhe hemoterapia mund ta zvogëlojnë tumorin dhe të ndihmojnë në kontrollin e simptomave, siç janë dhimbjet në eshtra ose bllokimi i kanaleve të frymëmarrjes. Hemoterapia zakonisht është trajtimi kryesor.

Jeta pas diagnozës

Njerëzit te të cilët është diagnostifikuar kanceri i mushkërive së pari gjenden në gjendje të keqe shpirtërore dhe e ndërpresin pirjen e cigares. Asnjëherë nuk është vonë ta ndryshoni mënyrën e jetës dhe të filloni me shprehi të shëndosha. Ekzistojnë dëshmi se pacientët të cilët kanë hequr dorë nga pirja e cigares pasi kanë marrë vesh se kanë kancer të mushkërive e kanë përmirësuar trajtimin e vet dhe mjekimin.

Kanceri i mushkërive dhe pirja pasive e cigares

Është e vërtetë se pirja e cigares gjendet në kulmin e shkaqeve për kancer të mushkërive, por ky nuk është faktori i vetëm i rrezikut. Thithja e tymit të cigares, po ashtu, është faktor rreziku i madh. Njerëzit të cilët janë në martesë me duhanpirësit Janë 20% deri 30% gjasa më të mëdha që të zhvillojnë kancer të mushkërve nga jo duhanpirësit.

Kanceri i mushkërive dhe puna

Disa vende pune mund ta rritin rrezikun nga paraqitja e kancerit të mushkërive. Njerëzit të cilët punojnë me uranium, arsen dhe substanca tjera kimike duhet të përpiqen ta kufizojnë ekspozimin e tyre nga substancat kimike. Azbesti, i cili në të kaluarën përdorej për izolim, është shkaktues i njohur i kësaj sëmundje. Për fat të mirë, sot ai përdoret rrallë, por punëtorët të cilët kanë qenë të ekspozuar para disa viteve akoma janë të ekspozuar ndaj rrezikut.

Trajtimi me rrezatim më i saktë, me TRILOGY

Akceleratori TRILOGY mundëson trajtim të saktë të kancerit të mushkërive me përdorimin e IGRT. Para dhe gjatë trajtimit incizohet tumori me qëllim që saktë të caktohet pozita e tij. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht për këtë tip të kancerit, pozita e të cilit ndryshon gjatë frymëmarrjes. Në këtë mënyrë përcillet tumori gjatë trajtimit, rrezatohet me doza të larta, ndërsa në të njëjtën kohë në mënyrë maksimale është mbrojtur indi fqinj dhe organet tjera vitale si zemra.

SHKARKO APP