Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kanceri pulmonar, sëmundje me vdekshmëri të lartë

Shëndeti E diel, 18 Prill 2021 03:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kontaktoni menjëherë mjekun nëse keni kollë kronike, vështirësi në frymëmarrje, gjak në pështymë, bronkit persistent ose infeksione të përsëritura respiratore, dhimbje gjoksi, humbje e pashpjegueshme në peshë apo lodhje, pasi të tilla shenja flasin qartë për kancerin pulmonar.

Me rritjen e duhan-pirjes kanceri pulmonar është rritur në mënyrë dramatike dhe pasi formohet ka tendencë të përhapet shumë shpejt, duke e bërë atë një ndër sëmundjet më të vështira në trajtim dhe me vdekshëri më të lartë. Kanceri pulmonar shpërndahet kryesisht në mëlçi, gjendrat mbiveshkore, kocka dhe në tru.

“Tymi i duhanit përmban më shumë se 4000 lëndë kimike, pjesa më e madhe e të cilave janë identifikuar si shkaktarë të kancerit. Një person që pi më shumë se një paketë në ditë ka një risk 20 – 25 herë më të lartë për të zhvilluar kancer pulmonar se një person që nuk ka pirë kurrë duhan”, – shprehet mjekja Radiologe, Arjeta Docaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Masa kryesore parandaluese ndaj kancerit pulmonar është ndërprerja e duhanpirjes. Kanceri pulmonar mbetet kanceri më i shpeshtë në femra dhe meshkuj në rang botëror.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë është kanceri pulmonar?

Kanceri pulmonar zhvillohet si pasojë e transformimit të qelizave normale dhe për  këtë shkak ato ndahen dhe proliferohen në mënyrë të pakontrolluar, duke formuar një masë apo tumor që diferencohen nga indi përreth nga i cili janë zhvilluar. Tumoret ndahen në beninje dhe malinje dhe sigurisht kur flasim për kancer i referohemi tumoreve malinje. Tumoret beninje rrezikohen dhe nuk shpërndahen në organet e tjera. Ndërkohë që tumoret malinje kanë rritje agresive dhe invadojnë organet e tjera të organizmit nëpërmjet kalimit të qelizave malinje në qarkullimin e gjakut apo në atë limfatik. Ky proces shpërndarje quhet metastazim. Duke qenë se kanceri pulmonar ka tendencë të përhapet e të metastazojë shumë shpejt pasi është formuar, e bën atë një nga sëmundjet më të vështira në trajtim dhe me vdekshmëri më të lartë.

Mund t'ju interesojë

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Inteligjenca artificiale për kancerin e gjirit në provën më të madhe botërore

Para 9 orësh
Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pranë akullnajës që po tërhiqet në ishullin Navarino

Zbulim i papritur në Patagoninë kiliane: shkencëtarët gjejnë një plekopter të rrallë pr...

19 Nëntor 2026, 08:01
Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka

17 Nëntor 2026, 15:12

Kanceri pulmonar ndahet në:

Kancer pulmonar me qeliza të vogla përbën 20% të të gjitha rasteve.

Kancer pulmonar me qeliza jo të vogla.

Kanceri pulmonar me qeliza jo të vogla ndahet në:

Adenocarcinome është tipi më i shpeshtë i kancerit pulmonar, përbën 30% – 40% të të gjithë rasteve. Një nëntip i adenokarcinomës është karcinoma bronkoalveolare,

Karcinoma Squamose përbën 30% të të gjithë rasteve.

Kanceri me qeliza të mëdha përben 10% të të gjithë rasteve.

Tumoret Karcinoide përbëjnë 1% të të gjithë rasteve.

Cilat mosha preken më shumë?

Kanceri pulmonar prek kryesisht moshat e rritura.  Rreth 70% e personave të diagnostikuar me kancer pulmoni janë mbi 65 vjeç, vetëm 3% janë nën 45 vjeç. Përpara viteve 1930 kanceri i pulmonit nuk ishte një sëmundje e shpeshtë, por me rritjen e duhanpirjes nga popullata sëmundshmëria u rrit në mënyrë dramatike. Në shumë vende të zhvilluara incidenca e sëmundjes është ulur në sajë të sensibilizmit të popullatës mbi efektet anësore të duhanpirjes. Por pavarësisht kësaj kanceri pulmonar mbetet kanceri më i shpeshtë në femra dhe meshkuj në rang botëror.

Cilat janë shkaqet e kancerit pulmonar:

Duhanpirja është shkaktari kryesor i kancerit pulmonar. Tymi i duhanit përmban më shumë se 4000 lëndë kimike, pjesa më e madhe e të cilave janë identifikuar si shkaktarë të kancerit. Një person që pi më shumë se një paketë në ditë ka një risk 20 – 25 herë më të lartë për të zhvilluar kancer pulmonar se një person që nuk ka pirë kurrë duhan. Risku ulet gradualisht me ndërprerje e duhanit. Rreth 15 vjet pas lënies së duhanit, risku për të zhvilluar kancer pulmonar bie në të njëjtin nivel me atë të një personi që nuk ka pirë kurrë. Rreth 90 % e kancereve pulmonar janë pasojë e duhanpirjes. Risku i kancerit pulmonar është i lidhur me këto faktorë:

Numri i cigareve të pira

Mosha në të cilën individi ka filluar duhanpirjen

Kohëzgjatja e duhanpirjes (vitet)

Shkaqe të tjera të kancerit pulmonar janë:

Duhanpirja pasive.

Ndotja e ajrit nga mjetet e transportit, fabrikat etj

Ekspozimi ndaj asbestit rrit riskun e kancerit pulmonar. Kombinimi i ekspozimit ndaj asbestit me duhanpirjen e rrit riskun me 50 herë. Me ekspozizmin ndaj asbestit është e lidhur ngushtë dhe mesotelioma që është një tumor i pleurës.

Sëmundjet pulmonare, si Tuberkulozi apo sëmundja pulmonare obstruktive kronike, rrisin riskun e kancerit pulmonar.

Ekspozimi ndaj radonit është një tjetër faktor risku. Radoni është një gaz natyral radioaktiv i cili është një produkt i uranimuit.

Predispozicioni familjar. Studimet kanë treguar që kanceri pulmonar ka më shumë mundësi të zhvillohet në të afërmit e personave me kancer pulmonar (duhanpirës ose jo) sesa në popullsinë e përgjithshme.

Cilat janë simptomat dhe shenjat e kancerit pulmonar?

Asimptomatike (pa simptoma), 25 % e rasteve të kancerit pulmonar është gjetje rastësore në një grafi pulmoni apo në një skaner.

Shenja të tjera klinike jane:

kollë,

marrje fryme

dhimbje gjoksi

hemoptizi (kollë me rrema gjaku)

simptoma të lidhura me metastazimin e sëmundjes (shpërndarjen).

Kanceri pulmonar metastazon kryesisht në mëlçi, gjendrat mbiveshkore, kocka dhe në tru. Metastazimi në mëlçi dhe gjendrat mbiveshkore nuk shkakton simptomatikë. Metastazimi në kocka shkakton dhimbje kockash. Metastazimi në tru shkakton probleme vizive, dobësi në një anë të trupit ose epilepsi.

Kur duhet të kontaktojmë mjekun?

Individi duhet të drejtohet tek mjeku kur ka një kollë kronike, vështirësi në frymëmarrje, gjak në pështymë, bronkit persistent ose infeksione të përsëritura respiratore, dhimbje gjoksi, humbje e pashpjegueshme në peshë ose lodhje.

Si diagnostikohet kanceri pulmonar?

Anamnezë e sëmundjes dhe ekzaminim fizik

Grafi mushkërie është hapi i parë diagnostikues

Skaner pulmoni (CT). Rekomandohet që në personat duhanpirës mbi 55 vjeç të performohet një loë – dose CT çdo vit.

PET-CT, parimi i punsë është matja e aktivitetit metabolik të indeve. Përcakton nëse indi tumoral ka rritje aktive njëkohësisht ndihmon në determinimin e tipit të qelizave në një tumor të caktuar.

Shintigrafi kockore, në rastet kur ka dyshime për metastazim në kocka.

Citologji i pështymës

Bronkoskopi: ekzaminim i rrugëve të ajrit me bronkoskop.

Çfarë lloj trajtimi këshillohet?

Trajtimi bazohet në:

Kirurgji

Kimioterapi

Radioterapi

Vendimi se cila nga këto metoda do përzgjidhet për një individ të caktuar varet nga lokalizimi dhe shpërndarja e tumorit, si dhe nga gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit. Si në gjithë llojet e tjera të kancereve terapia mund të jetë kurative (heqje e tumorit) ose palliative (nuk ka qellim të kurojë sëmundjen, por të qetësojë dhimbjet e vuajtjen e pacientit).

Si mund të parandalohet?

Masa kryesore parandaluese ndaj kancerit pulmonar është ndërprerja e duhanpirjes. Për këtë në treg ka shumë produkte me bazë nikotine, si nikotinë spray, gum (camcakëzë) ose ngjitëse me nikotinë. Minimizimi i ekspozimit ndaj duhanpirjes pasive mund të jetë një masë efektive parandaluese. Aplikimi i low doze CT mund të ndihmojë në diagnostikimin e kancereve të vegjël në dimensione që mund të hiqen me kirurgji.

Intervistoi: Vilma Kërçiku TV Klan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 3 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 3 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 4 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 3 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 12 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 3 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.