Karta e Shëndetit, procedurat, dokumentacioni dhe afatet e rinovimit

Karta e shëndetit e cila tanimë do të zëvëndësojë librezën shëndetësore do të mund të përfitohet nga të gjithë qytetarët e siguruar dhe do të jetë falas.

Pra, të punësuarit, të vetëpunësuari, të siguruarit vullnetaisht, fëmijët, invalidët, pensionistët, gratë shtatzëna, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkuesit, viktimat e trafikimit do të mund të aplikojnë për të marë kartën. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj së bashku me Drejtorin e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor bëri më dije gjatë prezantimit të këtij projekti, se kjo kartë është falas dhe nuk kërkon ngut për të aplikuar.

Pra, sipas tyre në rast se mund ka skaduar afati i librezës dhe në rast se ndryshon status mund të aplikosh. Ndërkaq, Ministri Beqaj dhe Drejtori i FDSKSH Beci nënvizuan se nuk ka asnjë shpejtësi për të aplikuar pasi fondi i ka marë masat për mbulim të përgjithshëm të popullatës shqiptare. Por cila është procedura për të përfituar kartën shëndetësore? Për një pensionist i cili ka një librezë shëndetësore por që i kaë mbaruar fletët e librezës, ai duhet të drejtohet në të njëjtën pikë ku sot merr librezën e shëndetit, ku të jetë i pajisur me kartë identiteti dhe librezën e vjetër. Karta e re plotësohet ne poliklinikat e lagjeve apo Drejtoritë rajonale të Shëndetit dhe proceurat për ta marrë atë kalojnë nëpërmjet mjekut të familjes. Tek mjeku i familjes plotësohet formulari dhe bëhet regjistrimi elektronik.

Ndërkaq, punonjësi e printon në vend kartën pas plotësimit të një formulari në të cilën gjënden infromacione rreth pacientit. Karta printohet në vend dhe pensionisti, apo veterani e mban kartën përgjithmonë, pra nuk ka nevojë ta rinovojë. Ndërsa, një i punësuar duhet të drejtohet në pikën ku ka marë librezën e vjetër, I pajisur me kartë ideniteti dhe librezë kontributesh. Nga ana tjëtër, për një qytetar i cili ka paguar rregullisht kontributet dhe nuk është pajisur asnjeherë me librezë, së pari duhet që të zgjedhë një mjek në qëndren shëndetësore ku banon, do të mund të regjistrohet elektronikisht në regjistrin elektronik të pacientëve të tij dhe më pas bën aplikim brënda kësaj qëndre shëndetësore.

Por cilat janë kategorië përfituese dhe afatet ?

Për të punësuarit, libreza e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, raportet mjekësore dhe shënimet nga punëdhënësi do të jënë dokumentet vërtetuese ndërsa afati i rinovimit do të jetë 6 muaj nga dita e lëshimit të kartës. Për të vetëpunësuarit, duhet libreza e kontributeve të sigurimit shëndetësor dhe shoqëror dhe karta rinovohet 3 muaj pas datës së lëshimit të kartës.
Nga ana tjëtër për kategorinë e të siguruarve vullnetarë duhet kontrata me FDSKSH, dokumenti që verteton lëshimin e kontributit vullnetar pranë drejtorisë rajonale/degës ndërsa afati i përfitimit është afati i vendosur nga kontrata me FDSKSH.
Për kategorinë e fëmijëve nga nga 0-12 muaj duhet një certifikatë lindjeje ndërsa afati është 12 muaj. Për fëmijët nga 1-18 vjeç duhet të pajisen më një certifikatë lindjeje dhe rinovimi i kartës bëhet kur të mbushë moshën 18 vjeç. Për kategorinë e studentëve 18-25 vjeç, duhen karta e identitetit, vërtetim nga universiteti përkatës brënda ose jasht vendit e përkthyer dhe e noterizuar , karta rinovohet pasnjë viti deri në moshën 25 vjeç. Për kategorinëe kujdestarëve të invalidëve para/tetraplegjikë duhet të pajisen me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore , rinovimi i kartës është pa afat. E njëjtë me të është edhe kategoria e invalidëve të plotë, i cili duhet të jetë i pajisur edhe me librezën e invaliditetit. Rinovimi i kartës pa afat është karakteristike edhe për kategorinë e invalidëve të pjeshëm, invalidëve të luftës, të qytetarëve me pension të parakohshëm apo të pjeshëm. Për kategorinë e I verbërit, libreza përkatëse e lëshuar nga drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ose Vendim i Komisionit të Verbërisë janë dokumentet vërtetuese ndërsa sa I përket afatit bazohet në afatin sipas librezës/vendimit të komisonit. Për kategorinë e jetimëve, libreza përkatese e lëshuar nga drejtoria rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ndërsa afati i rinovimit të kartës është sipas afatit të librezës, por jo përtej moshës 25 vjeçare. Për përfitueset e lejes së lindjes duhen shënimet e punëdhënësit në librezën e kontributeve
ndërsa afati është sipas afatit të vertetimit. Për gratë shtatzënë, duhet vërtetimi konsultorit mjeku/fëmija për periudhën e shtatzanisë ndërsa afati i rinovimit sipas vërtetimit. Për personat me aftësi të kufizuar , vendimi i KMCAP, ndërsa afati sipas vendimit të KMCAP. Për personat që trajtohet me ndihmë ekonomike, vërtetim nga njësia e pushtetit vendor për personat e familjes që përfiton ndihmën ekonomike, afati 3-mujor nga data e lëshimit të kartës së shëndetit. Për të papunët punëkërkues, Kartela personale e punëkërkuesit të papunë, lëshuar nga zyra rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, 3-mujor nga data e lëshimit të kartës së shëndetit. Për kategorinë I sëmurë me Ca, dhet përgjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozën , afati një vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit. I njëjti afat dhe dokument duhet edhe për të sëmurët me TBC. Për azilkërkues duhet leja e qëndrimit për të huajt, nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin ndërsa afati nga data e lëshimit deri në afatin e qëndrimit sipas percaktimit në lejen e qëndrimit. Personat në IEVP, sipas dokumentit të lëshuar nga Drejtoria e IEVP, afati sipas periudhës së përcaktuar në dokument. Për kategorinë e viktimave të trafikimit duhet vërtetimi nga strukturat e MB, afati një vjecar nga data e lëshimit të vërtetimit. Raste të vecanta (skleroza multiple,thalasemia major, deficit i hormonit të rritjes, gjendjet post-transplantit renal, St.post aplazia, përgjigja e konsultës së specializuar që vërteton diagnozën ndërsa afati një vjecar nga data e lëshimit të kartës së shëndetit.

SHKARKO APP