Katër simptoma të kancerit të zorrës që çdo grua duhet t’i dijë

Të gjithë e dimë që parandalimi është hapi i parë në mbrojtjen kundër sëmundjeve si kanceri. Prandaj dëgjojmë shpesh rekomandime të tipit bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit ose kontrolloni nishanet tek dermatologu çdo vit. Por, është koha që t’i kushtoni vëmendje edhe jashtëqitjes gjithashtu.

Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, është rritur ndjeshëm numri i rasteve me kancer të zorrës së trashë tek të rinjtë, shkruan “shëndeti”. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se personat e lindur në vitet ’90 janë dyfish më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe katërfish nga kanceri rektal, krahasuar me ata të lindur në vitet ’50. Pse po ndodh një gjë e tillë? Shkencëtarët akoma nuk kanë një përgjigje të sigurt.

“Mund të lidhet me stresin, dietën apo mënyra të tjera të jetesës; duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të kuptuar arsyen e shtimit të rasteve”, thotë Lisa Ganjhu, profesore e asociuar klinike e divizionit të gastroenterologjisë dhe sëmundjeve të mëlçisë tek Qendra Mjekësore NYU Langone. Ky fakt është sidomos shqetësues për femrat, duke qenë se, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i zorrës është aktualisht shkaktari i tretë kryesor i vdekjeve nga kanceri tek gratë, pas kancerit të gjirit dhe të mushkërive.

Megjithatë, ka një lajm të mirë: Kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, prandaj, nëse vëreni një nga këto simptoma (sidomos nëse keni një histori familjare me këtë sëmundje), lini një takim me mjekun, menjëherë.

Nëse mjeku do të dyshojë për ndonjë gjë, mund t’ju kërkojë të bëni kolonoskopinë ose eko të tjera për të kontrolluar më nga afër se ku qëndron problemi. Shpesh kanceri i zorrëve për një kohë të gjatë nuk shkakton simptoma.

Kancerin e zorrëve mund ta sinjalizojnë shqetësimet në vijim:

Njolla gjaku në fekale (ngjyrim i errët i feçeve)
Hemorroidet apo një çarje e vogël anale mund të shkaktojnë gjakderdhje (njolla gjaku të ndezur) kur jashtëqitni. Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithsesi janë një problem kalimtar. Por, është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist nëse keni hemorragji në pjesën e anusit (sidomos nëse ky problem vazhdon për një kohë të gjatë dhe gjaku është në ngjyrë më të errët), sepse mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë. Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje tjetër të traktit tretës, është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia.

Ndryshimi i shprehive të “daljes jashtë”, p.sh. alternime të barkqitjes dhe kapsllëkut
Çdokush zë kaps me raste. Por, një konstipacion për një kohë të gjatë mund të jetë shenjë e një bllokimi në zorrën e trashë. Kjo ndodh sepse në fillim të zorrës, jashtëqitja është e butë dhe mund të kalojë çdo pengesë. Por, ndërsa kalon në fund të zorrës, ajo vazhdo të forcohet. Nëse ka ndonjë masë tumorale në fund të rektumit, e bën të vështirë jashtëqitjen. Diarreja që zgjat për shumë ditë mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shqetësues. Jashtëqitja e shpeshtë është simptoma tipike e kancerit kolorektal. Edhe një situatë që është me rotacion: diarre dhe kapsllëk, e cila është një manifestim tjetër i kancerit kolorektal.

Dhimbjet e reja, të papritura, të barkut
Spazmat dhe dhimbjet therëse në pjesën e poshtme të stomakut (që fillojnë krejt papritur) mund të jenë thjesht gazra… ose diçka më serioze. Nëse nuk i keni përjetuar ndonjëherë këto dhimbje, ose keni presion për jashtëqitje, pa qenë nevoja për një gjë të tillë, duhet të vini në dijeni mjekun për këtë.

Jashtëqitja është e hollë sa një laps
Nëse ndonjë masë tumorale ka bllokuar zorrën, jashtëqitja fillon të ngushtohet dhe të marrë formën e shiritit për të dalë. Nëse shfaqen edhe simptomat e përmendura më sipër, konsultohuni me një mjek. Mund të jenë shfaqur edhe për ndonjë shkak tjetër, megjithatë është më mirë të jeni në anën e sigurt.

 

SHKARKO APP