Kek pa miell dhe sheqer, receta një ”hit botëror”

Ky kek pa miell dhe sheqer u bë hit botëror në një kohë shumë të shkurtër. Përgatitet me pak ingredientë dhe në vetëm pak minuta. Receta vjen nga Amerika Jugore. Provojeni edhe ju shijen e tij të mrekullueshme.

Përbërësit: 4 vezë, 2 portokalle, 200 gram arra, ½ lugë çaji sodë buke, 100 gram çokollatë fondente, 200 ml ajkë qumështi

Përgatitja: Së pari, vendosini portokallet në një enë me sodë buke dhe ujë dhe lërini për gjysmë ore. Qërojini, grijini dhe hidhini në një enë të vogël. Më pas gatuajini për gjysmë ore derisa të zbuten. Shtojini në blender sëbashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës. Hidheni përzierjen në një formë keku dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 200 gradë Celcius për 20 minuta. Ndërkohë, shkrini çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta. Largoni kekun dhe hidheni përzierjen me çokollatë mbi të. Është gati për t’u shërbyer!

SHKARKO APP