Kemi gabuar me kërcitjen e gishtave? Ja si krijohet zhurma dhe rrezikshmëria

Studime të ndryshme tregojnë se çfarë ndodh kur kërcasim gishtat dhe sa i rrezikshëm është ky veprim. Por, për disa persona ky veprim është argëtues, ndërsa për të tjerë i bezdisshëm. “Është pak a shumë si krijimi i një vakumi. Kur shkëputen sipërfaqet papritmas, nuk ka lëng të pranishëm për të zënë vendin bosh. Kështu që krijohet një zgavër,” thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, momenti i krijimit të zgavrës sjell edhe zhurmën. Radiologu Robert D. Boutin i Universitetit të Kalifornisë tha se ka bërë një studim të detajuar të zgavrave me anë të ultratingujve. “Ajo që pamë ishte si një dritë. Ishte si një fishekzjarr që shpërthen. Ishte diçka krejt e pazakontë”.

Sipas shkencëtarëve, blici vjen direkt pas zhurmës. Kjo mbështet edhe teorinë e zgavrës.

Por a është e rrezikshme? Një studim tek një 60-vjeçar që kërciste gishtat zbuloi se gishtat e tij janë bërë më të lëvizshëm por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Sipas shkencëtarëve, kërcitjet nuk i kanë sjellë ndonjë dëm në shëndet.

SHKARKO APP