Keni konsumuar gabim karrotat, vlerat kurative

Zakonisht ajo që na rekomandohet është të konsumojmë perime të papërpunuara ose të fermentuara, në mënyrë që të përdorni të gjithë ushqyesit që përmbajnë, megjithatë, karotat mund të jenë një rast ku është më mirë që të gatuhen butësisht. Kur gatuhen, karotat prodhojnë 40 përqind më tepër vitamina dhe minerale, veçanërisht nëse gatuhen më gjatë. Sipas specialistëve, karotat sjellin shumë përfitime për të gjithë, veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga kanceri. Karotat përfshijnë vitaminat B1, B2, B3, B6, C, A, K, E, acid folik, fosfor, kalium dhe beta karoten. Të gjithë këta përbërës ndihmojnë kur vjen fjala për parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Mbron shkimin

Nëse keni mungesë të vitaminës A, fotoreceptorët e syve tuaj mund të përkeqësohen dhe kjo mund të çojë në probleme me shikimin. Por, ju mund të rregulloni shikimin duke konsumuar ushqime të pasura me betakaroten, gjë që dëshmon besimin e vjetër se karotat janë të mira për sytë tuaj.

Përmirëson funksionin e tretjes

Është provuar se ekstraktet e karotave mbrojnë mëlçinë nga ndikimet toksike të kimikateve nga mjedisi.

Forcon imunitetin

Nëse dëshironi të keni shëndet të mirë në përgjithësi duhet të keni sistem imunitar që funksionon mirë. Kjo do ta ndihmojë trupin të njohë dhe të luftojë çdo virus të huaj, bakteret dhe të tjera kërcënime. Nëse doni ta bëni sistemin imunitar të fortë, është thelbësore që të merrni në vitaminë A (së bashku me vitaminë D). Këto vitamina nxisin prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat luajnë rol të madh në mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve.

Përmirëson gjendjen e lëkurës

Karotat janë plot me vitaminë A dhe kjo ndihymon që të keni një lëkurë plot shkëlqim dhe të shëndetshme. Vitamina A përdoret zakonisht për të trajtuar problemet e lëkurës, si aknet, ekzemat, plagët e shkaktuara nga i ftohti, psoriaza, plagët, djegiet dhe madje edhe djegien nga dielli. Nëse lëkura juaj është e thatë dhe e ashpërr është një tregues se nuk po merrni sasi të mjaftueshme nga kjo vitaminë.

 

Pastron trupin

Vitamina A ndihmon në pastrimin e mëlçisë për të nxjerrë nga trupi toksinat. Ajo pakëson edhe yndyrën dhe bilën në mëlçi. Karotat përmbajnë edhe sasi të mëdha fibrash, të cilat ndihmojnë në pastrimin e kolonës dhe në përshpejtimin e lëvizjes së zorrëve.

 

Recetë gatimi

Nëse i gatuani karotat në vaj ose yndyrë, ose në qoftë se nxirrni lëng prej tyre apo bëni pure nga karotat, do të rrisni mundësinë e karotenoideve të pranishme në to me 600 përqind. Thithja e këtyre karotenoideve rritet edhe me përdorimin e yndyrave, madje edhe në 1 000 përqind. Kjo, për shkak të faktit se karotenoidet janë yndyrna të tretshme, kështu që para se të konsumoni karota, hidhni pak vaj ulliri sipër tyre. Mos i mbani karotat ngjitur me mollët, patatet ose dardha, pasi gazi i etilenit që lëshojnë mund t’i hidhërojë karotat.

SHKARKO APP